Sport

Januzaj afër rikthimit në Premier Ligë

Autori: Gazeta inFokus 14:57 | 20 November 2020

Futbollisti me prejardhje shqiptare, Adnan Januzaj, është afër rikthimit në Premier Ligë, shkruan Gazeta inFokus.

Januzaj aktualisht është pjesë e Real Sociedatit dhe gjatë këtij sezoni ka luajtur tetë ndeshje dhe ka shënuar dy gola.

Për shërbimet e 25 vjeçarit janë interesuar Southampton dhe Brighton, që garojnë në Premier Ligë.

-Advertisement-

Kontrata e lojatrit nga Istogu me klubin spanjoll skadon në vitin 2022 dhe vlera e tij në treg për momentin është rreth 15 milionë euro./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera