Janjiq: Vuçiq pret që Serbia të përballet me sanksione amerikane shkaku i Radoiçiq
Autori: Gazeta inFokus 23:00 | 06 August 2022
Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin që Lista Serbe, e cila është pjesë e Qeverisë së Kosovës, ta mbështesë në mënyrë më aktive ndëshkimin e personave që janë në listën e sanksioneve amerikane, tha drejtori i Forumit për Marrëdhënie Etnike, Dushan Janjiq.
Në këtë listë gjendet edhe nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq.
Janjiq ka shtuar se SHBA-ja nuk pret aktivitet të menjëhershëm nga Serbia, porse presidenti serb Aleksandar Vuçiq mund të presë sanksione për Serbinë.
Janjiq ka komentuar deklaratat e fundit të ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, për personat nga Kosova që janë në listën e sanksioneve amerikane.
Hovenier është takuar me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe pas takimit, në një deklaratë për media ka theksuar se i ka kujtuar Rakiqit se nënkryetari i tij, Milan Radoiçiq është në listën e sanksioneve nga Departamenti Amerikan i Thesarit.
“Në këtë takim, ia kujtova (Goran Rakiqit) një çështje specifike, por jo në kontekstin e deklaratës së fundit, por për t’i kujtuar njerëzve se Milan Radoiçiq ishte vendosur në listën e sanksioneve të Departamentit të Thesarit të SHBA-së dhe sipas informacioneve tona, ai është i lidhur me grupet kriminale ndërkombëtare dhe korrupsionin dhe e informova për qëndrimin e SHBA-së në lidhje me këtë person”, tha Hovenier.
Dushan Janjiq tha për Danas se në listën e sanksioneve amerikane është edhe Zvonko Veselinoviq, i cili mund të afrohet edhe më shumë me Serbinë.
“Për momentin, Serbia nuk pritet të ndërmarrë veprime të menjëhershme për këtë çështje, por ky lloj mesazhi i ambasadorit amerikan për Rakiqin, i cili është pjesë e Qeverisë së Kosovës, do të thotë se SHBA-ja pret që përfaqësuesit e serbëve ta mbështesin atë, përkatësisht të ndëshkojnë ata që janë në listën e sanksioneve, edhe sikur të ishin anëtarë të tyre”, tha Janjiq.
Arsyeja e menjëhershme e rikujtimit të “listës së zezë” të SHBA-ve, në të cilën u gjendën Radoiçiq, Veselinoviq e shumë të tjerë në dhjetor të vitit të kaluar, janë tensionet e fundit në Kosovë, në të cilat sipas disa pretendimeve ka marrë pjesë edhe vetë Milan Radoiçiq.
“Arsyeja e fundit për këtë janë pohimet e politikanëve, policëve dhe mediave shqiptare se Radoiçiq ka marrë pjesë në disa sulme të armatosura ndaj përfaqësuesve të policisë së Kosovës. Nga pikëpamja e politikës amerikane, ai tashmë është në fazën paraushtarake, që është një ndryshim cilësor serioz dhe ka të bëjë me ngjarjet e fundjavës së kaluar, të cilat çuan në tension të madh, tha Janjiq.
Ai shton se SHBA-të dhe NATO-ja “ndërhynë” në Beograd për të ndalur të gjitha aktivitetet që çojnë në tensione, dhe nëse Lista Serbe nuk i jep mbështetje aktive Qeverisë së Kosovës në luftën kundër sanksionimit të personave që i përkasin Listës Serbe dhe etiketohen si kriminelë, pasojat do t’i bartë edhe Qeveria e Serbisë.
“Vuçiq me nervozizëm të arsyeshëm pret sanksione për vetë Serbinë, pastaj bëhet obligim imediat për Beogradin. Tani për tani, Vuçiq po përpiqet t’ua lërë të tjerëve dhe qeverisë së ardhshme këtë obligim, pasi aty mund të shfaqen edhe kompanitë e Veselinoviqit dhe Radoiçiqit në Serbi”, tha Janjiq. /KP
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...