Janina Ymeri: Kurti u përfshi në politikë “nga inati, jo nga zelli për punë”
Autori: Gazeta inFokus
22:14 | 23 August 2026
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka kritikuar çmimet e energjisë elektrike në Kosovë, duke thënë se, në raport me të ardhurat, kosovarët janë ndër qytetarët që paguajnë energjinë elektrike më së shtrenjti.
Në një intervistë në Periskopi Podcast, Ymeri ka thënë se një nga arsyet për çmimin e lartë të energjisë është edhe numri i madh i tarifave.
“Arsyetohen me çmimin e rrymës sepse asnjë vend nuk i ka tarifat e njëjta si ne, strukturën tarifore nuk e kanë si ne. Ne i kemi katër tarifa”, ka thënë Ymeri.
Duke folur për qeverinë e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, ajo ka thënë se është vështirë të gjendet një punë që është kryer gjatë qeverisjes së tij. Për këtë, Ymeri ka dhënë edhe një shpjegim për përfshirjen e Kurtit në politikë.
Këto vite sa jam në politikë, kam ardhë në përfundim se ky (kryeministri në detyrë Albin Kurti) është përfshirë në politikë nga inati, jo nga zelli për punë, por një kompleks të vetin që pse ky nuk është në pushtet. I ka përqesh të gjitha që ky po i bën të njëjtat vetë. Kur i dëgjon deklaratat e tij të mëhershme, e kupton se saktësisht është duke i bërë të njëjtat sot, që dikur i kritikonte. Kjo e shpjegon logjikën”, ka thënë Ymeri.
Ymeri ka qenë e ashpër edhe me bashkëpunëtorët e Kurtit që kanë qenë ministra në Qeveri.
“Ne si komb e kemi, nga historia, se pushtetin e shohim si diçka të huaj. Ky e ka pa se pushteti janë ata dhe unë, dhe ky nuk e ka menduar asnjwherw se si ta udhëheq një shtet, se ndryshe nuk i kish marrë të gjithë më budalla se vet. Asnjë aty (Vetëvendosje) nuk është më i mençur se vetë (Kurti)”, ka thënë Ymeri.

T� tjera
-
Ky është parashikimi i motit për nesër
Nesër në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell, e vranësira lokale dhe rral...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të martën, në rend dite edhe Projektligji për Buxhetin 2027
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të martën, më 17 nëntor, në orën...
-
KEDS njofton për ndërprerje të rrymës të martën, këto janë zonat që preken
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar ...
-
Kënga nacionaliste serbe në Forumin e BE-së për zgjerimin shkakton polemika
Gjatë Forumit të zgjerimit të Bashkimit Evropian, pas fjalimit të presidentes...
-
Çmimi i arit bie në nivelin më të ulët që nga shtatori 2025
Çmimi i arit ra sot në nivelin më të ulët që nga shtatori 2025, pasi forcimi ...
-
Gashi-Hamdiu: Nga viti 2021, Kosovës iu shtuan vetëm 30 megavatë
Ajrina Gashi-Hamdiu, ish-anëtare e Bordit të Drejtorëve të Operatorit të Sist...
-
Shkoi në punë në ëmbëltore, kur doli nuk e gjeti veturën – Mitsubishi zhduket në Dardani të Prishtinës
E parkoi veturën pranë vendit të punës, por kur doli ta kontrollonte, ajo ish...
-
Time Kadrijaj: A po keni rrymë? Neve na mbyti terri, ky është veç fillimi
Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka reaguar lidhur me ndërprerjet e energ...
-
Probleme teknike në bankat e mëdha amerikane, mijëra klientë raportojnë vështirësi në aksesimin e llogarive
Klientët e Bank of America, JP Morgan Chase, Wells Fargo dhe disa bankave të ...
-
Mustafa: VV e mohonte që Kosova tregton rrymë nga Serbia, sot e ndaluan importin
Deputeti i PDK-së, Arben Mustafa, ka komentuar masat e Qeverisë për çështjen ...
-
Importi i lartë rrezikon shtrenjtimin e rrymës
Rritja e konsumit dhe importit të energjisë elektrike në Kosovë po i shton sh...
-
Aksidenti tragjik në Gjermani, Latifi ngushëllon familjet e dy të rinjve që humbën jetën
Lajmi i rëndë për vdekjen tragjike të dy të rinjve nga Komuna e Rahovecit në ...
































