Janina Ymeri: Kurti po rilicencon kompaninë e Vuk Hamoviqit që dikur e quante “mafia energjetike”
Autori: Gazeta inFokus
16:07 | 29 June 2026
Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Janina Ymeri, ka reaguar ndaj vendimit për rilicencimin e kompanisë së tregtarit të energjisë Vuk Hamoviq, duke e ndërlidhur atë me të kaluarën jugosllave dhe duke akuzuar Qeverinë Kurti për mungesë transparence në sektorin e energjisë.
Përmes një postimi publik, Ymeri ka publikuar një fotografi ku, sipas saj, shihen ish-udhëheqësi jugosllav Josip Broz Tito dhe Rade Hamoviq, babai i Vuk Hamoviqit, i dekoruar me titullin “Hero i Popullit” në ish-Jugosllavi.
Ajo ka thënë se bëhet fjalë për periudhën e viteve 1940, kohë të cilën e lidhi me ripushtimin e Kosovës, ndërsa ka kritikuar faktin që, sipas saj, kompania e djalit të tij po rilicencohet në Kosovë.
Ymeri ka rikujtuar se kryeministri Albin Kurti në të kaluarën e kishte cilësuar Vuk Hamoviqin si pjesë të “mafias energjetike”, ndërsa ka ngritur pyetje pse institucionet nuk kanë ofruar, sipas saj, sqarime dhe prova që tregtarët e energjisë që operojnë në Kosovë nuk furnizohen përmes kompanive të lidhura me Hamoviqin.
Deputetja e zgjedhur e LDK-së ka pretenduar gjithashtu se dyshimet për manipulime në tregun energjetik janë përforcuar nga pranimet e bëra nga ZRRE-ja lidhur me çështje që kanë të bëjnë me tregtinë dhe bartjen e energjisë elektrike.
“Çfarë bën Kurti me kabinetin e tij? I jep dritë të gjelbër rilicencimit të mafias energjetike, ndërkohë që investimet vazhdojnë të shtyhen”, ka shkruar Ymeri.
Ajo ka kërkuar më shumë transparencë nga institucionet përgjegjëse lidhur me politikat energjetike dhe procesin e licencimit të operatorëve në tregun e energjisë.

T� tjera
-
“T’budallëm bre”, Mustafa reagon ndaj etiketimit të bashkëpunëtorëve të Ibrahim Rugovës si “UDB-sha”
Deputeti i Lidhje Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka reaguar lidhur m...
-
Presidentja Shiroka-Pula viziton FSK-në
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka zhvilluar sot vizitën e saj t...
-
“Dita e Forcës”, FSK-ja hap dyert për qytetarët më 27 nëntor
Forca e Sigurisë së Kosovës do të organizojë më 27 nëntor aktivitetin tradici...
-
Haxhiu takohet me shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë, diskutojnë për avancimin e Kosovës drejt BE-së
Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, ka pritur në takim shefen e re të Zyrës Nd...
-
Sekuestrohen rreth 118 gramë marihuanë në Mitrovicë, Sveçla: Lufta kundër narkotikëve vazhdon pa kompromis
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se në një ope...
-
Polici harron armën zyrtare në një pompë derivatesh në Shkabaj, një qytetar ia merr atë
Një zyrtar policor ka raportuar se e kishte harruar armën zyrtare në një pomp...
-
Osmani: Deri këtu paska arritur urrejtja ndaj LDK-së, të njollosen edhe ata që u vranë
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar lidhur me etiketimet ndaj...
-
Raportohet një rast i rrëmbimit në Mitrovicë, policia nis hetimet
Një femër ka raportuar në Polici një rast të dyshuar të rrëmbimit në Mitrovic...
-
Sigurimi invalidor në Zvicër rrezikon të mbetet pa mjete financiare
Sigurimi invalidor (IV) në Zvicër po përballet me vështirësi të mëdha financi...
-
Vidhen mbi 275 mijë euro nga një lokal në Prishtinë, Policia jep detajet
Persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vjedhur 275 mijë e 300 euro n...
-
Sot mbahet seanca ndaj Jeton Sylajt, i akuzuar për kanosjen e ish-bashkëshortes Arlinda Zekaj
Sot, më 24 nëntor, në Gjykatën Themelore në Pejë pritet të mbahet seanca e sh...
-
Mbi 50 aksidente rrugore brenda 24 orëve
Gjatë 24-të orëve të fundit në vendin tonë janë shkaktuar 60 aksidente trafik...



































