Sport

James Rodriguez qartëson të ardhmen

Autori: Gazeta inFokus 14:44 | 20 February 2019

James Rodriguez ka nënvizuar se do të jetë i lumtur të kthehet te Real Madridi në fund të sezonit. Huazimi 2-vjeçar i kolumbianit te kampionët e Bundesligës mbaron në qershor dhe Bayern Munich ende nuk e ka zgjedhur zyrtarisht opsionin: ta kthejë mbrapsht, apo të nënshkruajë përfundimisht me mesfushorin për 42 milionë euro.

Megjithëse 27-vjeçari i ka filluar si titullar pesë ndeshjet e fundit, në të gjitha garat, e ardhmja e tij ka qenë subjekt i spekulimeve. Kjo për shkak se sezoni ka rezultuar i vështirë për të, nën drejtimin e trajnerit Niko Kovac.

Presidenti i bavarezëve tha vitin e kaluar se pret që James të qëndrojë në “Allianz Arena”, por emri i mesfushorit-sulmues po lakohet në klube të tjera, që shihen si destinacione të mundshme. Arsenali ka qenë i lidhur me James Rodriguez, ndërsa babai i tij ka folur edhe për mundësinë e bashkimit me Juventusin në merkaton e verës, duke nënvizuar se “ka shumë oferta”.

-Advertisement-

Vetë futbollisti këmbëngul që fokusi i tij është tek objektivat e Bayernit për këtë sezon, por pranon se kryeqyteti spanjoll është ende shtëpia e tij: “Duhet të mendoj shumë për atë që po bëj me Bayernin, jo mbi të ardhmen time, – tha ai për “El Larguero” të “Cadena SER”. – Në Madrid kam gjithçka: shtëpinë time, njerëzit që më duan.

Duhet të shohim se çfarë do të ndodhë, por në këtë moment kam kontratë me Bayern Munich. Unë dua ta përfundoj sezonin sa më mirë dhe pastaj do të shohim se çfarë mund të ndodhë. Mbaj kontakte me disa lojtarë të Real Madridit”.

Kolumbiani u bashkua me “Los Blancos” nga Monaco në vitin 2014 dhe luajti 111 ndeshje në të gjitha garat për gjigantët e La Liga-s, para se të huazohej te bavarezët. Me Bayern Munich ka luajtur 57 ndeshje dhe ka shënuar 11 gola.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera