Sport

Jahti luksoz me qera të çmendur ku po kalon pushimet Tyson Fury

Autori: Gazeta inFokus 08:00 | 17 May 2022

20 mijë euro nata, kaq është vlera që paguan Tyson Fury për një natë në një nga jahtet më luksozë të planetit.

Boksieri i peshave supër të rënda, rekordmen pa asnjë humbje dhe i freskët pas një suksesi tjetër me Dyllian Whyte, i ka dhuruar vetes dhe familjes një palë pushime super luksoze.

Pasi kaloi disa ditë në Paris, ai u zhvendos bashkë me familjen në rivierën franceze dhe sipas fotove që ka hedhur vetë në rrjetet sociale, ai shfaqet në një jaht luksoz që sipas tabloideve britanikë ka kushtuar diçka më shumë se 20 mijë euro nata.

-Advertisement-

Pas ndeshjes së fundit të zhvilluar në “Wembley” ai njoftoi tërheqjen nga boksi profesionist dhe premtoi se do të kalonte më shumë kohë me bashkëshorten dhe fëmijët. Premtim i mbajtur nga “Gipsy Kings”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera