Lajme

Jahjaga vazhdon qëndrimin në Amerikë, tregon me çka po merret

Autori: Gazeta inFokus 23:23 | 03 May 2022

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga kishte udhëtuar drejt SHBA-së për të marrë pjesë në funeralin e ish-sekretares së shtetit, Madeleine Albright. Qëndrimi i saj në shtetin amerikan po vazhdon ende.

Jahjaga, nëpërmjet një njoftimi në Facebook, ka bërë të ditur se sot ka mbajtur një ligjëratë para studentëve të Universitetit Fordham në Nju Jork.

“Në vazhdën e punës për të mentoruar e motivuar liderët e së nesërmes, pata kënaqësinë që të mbaj një ligjeratë për studentët e Universitetit Fordham në Nju Jork mbi udhëheqësinë politike dhe dhunën seksuale gjatë luftës në Kosovë”, ka shkruar ajo.

-Advertisement-

Ish-presidentja ka thënë se ka folur për historinë politike dhe sociale të Kosovës, por edhe për luftën e popullit të saj për të drejta të barabarta.

“Gjatë ligjëratës dëftova historinë politike e sociale të Kosovës dhe luftën paqësore të popullit tonë për të drejta të barabarta e trajtim dinjitoz në regjion. Theksova padrejtësitë që i janë bërë vendit tonë dhe fokus të veçantë i dhashë mungesës së drejtësisë për të dënuar personat që kanë kryer krime lufte e që nuk janë ballafaquar me ligjin asnjëherë. Historia e Kosovës shërben si një shembull konkret për dëmet që lufta i shkakton dhe për traumat që mbesin ende të freskëta edhe pas shumë dekadash të përfundimit të luftës. Është mision i yni që të punojmë në shpërndarjen e narracionit të Kosovës dhe njohjen ndërkombëtare të dhimbjeve të popullit tonë”, ka njoftuar ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera