Lajme

Jahjaga në Forumin e Katarit: Serbia duhet ta njohë Kosovën, kaq thjeshtë përmirësohen raportet

Autori: Gazeta inFokus 08:26 | 24 June 2021

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka marrë pjesë ne Forumin Ekonomik të Katarit.

Ajo aty ka folur lidhur me pandeminë e COVID-19, por edhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas saj është shumë e thjeshtë që këto dy shtete t’i përmirësojnë marrëdhëniet; vetëm Serbia duhet ta njohë Kosovën

-Advertisement-

“E pyetur se çfarë duhet të ndodhë që Kosova dhe Serbia t’i përmirësojnë marrëdhëniet deklarova: “Eshte goxha e thjeshtë. Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës. Duhet të heqë dorë nga Kosova. Është fakt inkurajues që ekziston një dialog mes Kosovës dhe Serbisë por një dialog i pafund nuk i shërben askujt”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Facebook.

“Aktualisht dialogu i ndërmjetësuar nga BE nuk ka as qëllim përfundimtar dhe as afat kohor dhe dyja palët janë edhe më larg të arriturit një marrëveshje”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera