Jahjaga: A mos ishte Daçiq në konferencë për të pranuar krimet?

Autori: Gazeta inFokus
09:17 | 30 November 2022
Ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është shprehur e habitur që organizatorët e Konferencës Ndërkombëtare për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt (Preventing Sexual Violence in Conflict), i kanë bërë ftesë dhe i ka dhënë platformë Ivica Daçiqit,dikur zëdhënës dhe bashkëpunëtor i Slobodan Millosheviqit, e tani ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë.
Ajo deklaroi se kjo është edhe më e habitshme, derisa viktimat e politikave të tij ishin të ulura në audiencë.
“A ishte ai atje për të pranuar krimet që Serbia i ka kryer në Ballkan dhe për të kërkuar falje për to, apo ishte prezent në cilësinë e ekspertit?”, shtroi pyetje Jahjaga, sipas së cilës, Daçiq ishte pjesë e një regjimi politik, politikë e të cilit ishte përdhunimi i grave kosovare.
“Kjo ftesë është në kundërshtim me punën e zellshme përgjatë një dekade që Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar e ka bërë për të ndihmuar viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës që të tejkalojnë traumat e tyre dhe t’i japin fund këtij krimi të tmerrshëm’, deklaroi ish presidentja Jahjaga.
Ajo u shpreh se gjatë vizitës së në Kosovë në vitin 2016, Lartmadhëria e Tij, Mbreti Charles III, takoi të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës.
“Mbretëria e Bashkuar është lider global në përpjekjet për ta parandaluar dhunën seksuale në konflikt, dhe Kosova ka gjetur një shtet mik krahas të cilit kërkon drejtësi për të mbijetuarit”, deklaroi Jahjaga, duke shtuar se “viktimat e dhunës seksuale në konflikt shpresojnë që një ditë do të ballafaqohen me dhunuesit e tyre para një gjykatësi për të vënë drejtësi, e jo në konferenca për të diskutuar parandalimin e përdhunimit në konflikt”.
Në lidhje me prezencën e Daçiqit në këtë konferencë, ka reaguar ministrja e Punëve të jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.
Në shenjë reagimi, ajo ka refuzuar të përgjigjet në pyetjen se cilat janë problemet me të cilat përballet Kosova në adresimin e kësaj çështjeje.
Sipas Gërvallës, të flasësh për këtë temë, në vendin e njëjtë ku ishte Daçiq, një arkitekt e këtij krimi, në prani të të mbijetuarave të dhunës seksuale në Kosovë e Bosnje, më së paku është mos respekt ndaj viktimave.
Një veprim e deklarim i tillë i saj, bëri që ajo të duartrokitet disa herë nga të pranishmit.

Të tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë. Era do të fry...
-
17 të lënduar nga sul*met iraniane ndaj Izraelit
Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, Avichay Adraee, ka thënë se Ira...
-
Nafta pëson rritjen më të madhe ditore që nga viti 2022, ndërsa tensionet Izrael-Iran përshkallëzohen
Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm, pasi Izraeli ndërmori sulme ndaj objekteve...
-
Netanyahu: Ka akoma, regjimi nuk e di se çfarë e ka goditur
Duke iu drejtuar popullit iranian drejtpërdrejt, kryeministri izraelit, Benja...
-
AGK: E mirëpresim aktakuzën ndaj Simiqit dhe personit që sul*moi gazetarët
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e ka mirëpritur ngritjen e aktakuzë...
-
Ushtria izraelite: Më pak se 100 raketa u lëshuan nga Irani
Një zëdhënës i ushtrisë izraelite ka thënë se më pak se 100 raketa balistike ...
-
Po përflitet si kandidate e LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, flet Rrezarta Krasniqi
Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, po përflit...
-
Nesër në Drenas përurohet shtatorja e heroit Asllan Fazliu
Komuna e Drenasit, nën patronatin e kryetarit, Ramiz Lladrovci, organizon nes...
-
Ish-ambasadori izraelit në SHBA: Sul*met e Iranit po dridhin ndërtesat në Izrael
Sulmet hakmarrëse të Iranit kanë tronditur ndërtesat në Izrael, sipas ish-amb...
-
Su*lmi i Iranit ndaj Izraelit, deri tani nuk raportohet për të lënduar nga sulmet në Tel Aviv
Sulmet iraniane kanë rënë në një zonë brenda rajonit të Tel Avivit, por deri ...
-
Irani lëshon raketa drejt territorit izraelit, reagojnë Forcat Ajrore
Forcat Ajrore të Izraelit kanë reaguar menjëherë pas lëshimit të disa raketav...
-
Kurti viziton familjen ish-policit Arbnor Spahiu, premton angazhim maksimal për lirimin e tij
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar sot familjen e ish-...