Sport

Ja si u pritën zyrtarët e Azerbajxhanit nga FFK-ja

Autori: Gazeta inFokus 11:14 | 22 March 2018

Në prag të ndeshjes Kosovë – Azerbajxhan, që zhvillohet, sot (e enjte), në orën 19:00, në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, drejtuesit e FFK-së sipas traditës kanë shtruar një darkë për delegacionin e Federatës së Futbollit të Azerbajxhanit, drejtorin teknik të federatës, gjermanin Bernhard Lippert, dhe menaxherin, Murad Tahirov, si dhe delegatin e UEFA-s, Thura Win nga Anglia, shkruan infokusi.

Gjatë darkës, nënkryetari Agim Ademi, anëtari i KE-së, Xhelal Broja dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu i njohën mysafirët për ecurinë dhe peripecitë e futbollit kosovarë që nga mëvetësimi e deri në anëtarësimin në UEFA e FIFA, si dhe për investimet dhe projektet që po bëhen në përmirësimin e infrasrukturës dhe zhvillimin e mëtejmë të futbollit kosovarë. Nga ana tjetër mysafirët u shprehën të mahnitur me mikpritjen që u është bërë në Kosovë, si dhe me atë ëfarë kanë parë gjatë qëndrimit të tyre këtu dhe  shprehën dëshirën që në të ardhmen të vijnë për vizitë më të gjatë në Kosovë. Në fund të darkës palët shkëmbyen edhe dhurata, derisa uruan njëra – tjetrën për sukses në ndeshjen e nesërme. /infokusi.com

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera