Shëndetësi

Ja si ta dini se keni mungesë të vitaminës D

Autori: Gazeta inFokus 11:35 | 13 December 2017

Dimri po vjen, dhe për fat të keq, rrezet e diellit janë gjithnjë e më të pakta në këtë sezonë, rrjedhimisht, mungesa e vitaminës D vjen në shprehje.

I quajtur si “vitamina e diellit”, vitamina D është një lëndë ushqyese mjaft intensive që ndihmon në thithjen e kalciumit dhe mbështetjen e sistemit muskuloskeletal. Disa studime tregojnë se vitamina D mund të ndihmojë gjithashtu me sistemin imunitar, rregullimin e humorit, presionin e gjakut dhe madje edhe parandalimin e diabetit dhe kancereve të caktuara.

Teksa po flasim për mungesë të vitaminës D gjatë dimrit, shpesh jemi në dilemë se a kemi mungesë të saj apo jo.

-Advertisement-

Janë disa shenja të cilat ju ndihmojnë të dalloni se a jeni në mungesë të vitaminës D, transmeton Indeksonline.

Disa nga shenjat të cilat tregojnë se kemi mungesë të vitaminës D në organizëm janë, humori i ulët, imuniteti dobësuar dhe lodhja e vazhdueshme.

Në aspektin shëndetësor, kur organizmi ka mungesë të vitaminës C, ai absorbon më vështirë kalciumin gjë që është shumë i rëndësishëm për shëndetin sidomos atë të eshtrave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera