Ja s’i duhet të votojnë shqiptarët
Autori: Gazeta inFokus 09:35 | 13 May 2017
Vetëdija është një shkallë e lartë e zhvillimit social – kulturor të individit dhe shoqërisë. Individi i vetëdijshëm është në gjendje të marrë përgjegjësitë dhe detyrat e tij në shoqërinë ku jeton, dhe shoqëria e vetdijshme, është në gjendje të përcaktojë vendin dhe kufirin e lirive dhe detyrimeve të individit. Individi i vetdijshëm, është në gjendje ta kuptojë veten si pjesë e shoqërisë.
Njeriu ynë ndodhet tashmë në gjendje kapitullimi përballë realitetit në të cilin është pjesë, herë si viktimë,ndodh edhe si hero. Si rezultat i mendësisë arkaike, refraktare pa vetëdije shqiptari i Kosovës është shëndrruar në servil të polikës.Marrim shembull procesin e votimit, shqiptarët nuk janë të prirur për të marrur ate për të cilen votojnë, dhe vazhdimisht i votojnë të njejtit njerëz edhe pse përveç gënjeshtrave asgjë nuk iu ofrojnë votuesve. Votuesi shqiptar për këto vite ka votuar për vetë-skllavërimin e tij, mjerimin dhe izolimin nga bota. Votuesit e tillë iu mundësojnë matrapzëve qëndrimin në pushtet, por nëse është një intelektual kritik e kurajoz për sëmundjet e shoqërisë ose do ti ofrohet ndonjë copë e majme nga njerëzit me pushtet ose ndonjë llokum dinamiti. Rasti, fatkeqësisht më i freskët i Arban Xharrës, politika duke e marxhinalizuar e “detyron” t’i ofrohet .
Për shumë prej shqiptarëve të sotëm, bota mbaron te shkallët e apartamentit, ose edhe ma keq, mbas derës së tij,dhe kjo vjen si shkak i izolimi nga bota. Shqiptarë ende jane popull patriarkal dhe tradicional. Përpjekjet për t’i shpjeguar proceset shoqërore të dominimit përmes kategorive psikike, janë përpjekje që nuk i kontribujnë ndriçimit, por errësimit të këtyre proceseve shoqërore. Pikë së pari, proceset shoqërore kurrë nuk janë konsistente, gjithëpërfshirëse. Patriarkalizmi, për shembull, mëton ta gjejë shkakun e padrejtësive, diskriminimit.
Shqiptaret vazhdojnë të varfërohen, si pasojë e keqqeverisjes.
Ndërkohë që sot, të dhënat zyrtare për situatën ekonomike po na injektohen me doza optimizmi, realiteti i familjeve shqiptare është i pashpresë. Rritja ekonomike e pretenduar nuk po prodhon as punësim, as të ardhura dhe për më keq kjo rëndon në familjet me të ardhura të ulëta, duke vështirësuar jetesën dhe duke rritur hendekun ekonomik e social.
Në një analizë më të thellë, edhe brenda partive politike kryesore duket të reflektohen mentalitete autokratike, borgjeze, prepotente e komuniste, ashtu sikurse është e qartë se ato nuk pasqyrojnë filozofinë politike përkatëse.
Pas prishjes se koalcionit situata e tensionuar politike, natyrisht intensifikon në sasi, por edhe përmbajte taktikat elektorale që do të përdoren në zgjedhjet e afërta, çka parathotë se fushata elektorale, e cila ka nisur, nuk do të jetë mbresëlënëse, por edhe agresive. Derisa shqiptarët nuk e konceptojnë votën si besim dhe kthimin e besimit në sherbim, dhe kur nuk ndodh kjo të ndeshkohet me votë, veshtirë të pritën ndryshime. Nuk duhet patur frikë nga ndryshimet, një popull që fle edhe vdes, ne duhet të tregojmë se jemi të zotët e këtij vendi. Votoni, por me mend, mos hedhni votën kot.
Faton Mehmeti
Të tjera
-
Pritje deri në 1 orë te Dheu i Bardhë
Te Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje arrijnë deri në 60 minuta, shoqëruar me k...
-
Vdes një person në QKUK
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka vdekur në Qendrën Klinike...
-
Për nëntë muaj, Qeveria “Kurti” mbi 12 milionë euro shpenzime të udhëtimit dhe telekomunikimit
Mbi 12 milionë euro kanë arritur shpenzimet e udhëtimit dhe telekomunikimit t...
-
Rashiq: Lista Serbe po i kërcënon dhe largon nga puna serbët që na përkrahin
Me përjashtime nga puna, dëmtime të automjeteve e madje edhe me letra kërcënu...
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...