Sport

Ja sa para kanë fituar futbollistët e Kukësit pas kalimit të rundit të parë

Autori: Gazeta inFokus 14:52 | 18 July 2018

Kukësi arriti të merrte një kualifikim historik përballë Valetës në transfertë, duke kaluar në turin e dytë të Ligës së Kampionëve. Ashtu siç presidenti i Kukësit, Safet Gjici ka bërë shpesh herë, edhe për këtë kualifikim ka vendosur një premio.

“VIP Sport” ka mësuar nga burime pranë klubit se Gjici i ka premtuar futbollistëve një premio e cila kap vlerën e 100 mijë eurove, shifër kjo stratosferike për futbollin shqiptar. Premio e tillë, është dhënë nga Gjici vetëm kur Kukësi arriti të fitonte titullin kampion në Shqipëri.

Ndeshjen e radhës, Kukësi do ta luajë përballë fituesit të çiftit Olimipa Lubjana-Karabak dhe përfitimet financiare do të jenë të mëdha. Në rast të një kualifikimi tjetër, premioja pritet të jetë më e lartë, kështu që futbollistët do të kenë një motivim më shumë për turin e tretë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera