Ja sa hapa duhet të bëni në ditë për shëndet të mirë
Autori: Gazeta inFokus 07:19 | 22 October 2019
Aplikacionet e fundit na mundësojnë që të numërojmë hapat që kryejmë çdo ditë, me shpresën se ky lloj aktiviteti fizik përmirëson shëndetin. Ekspertët kanë rekomanduar gjithnjë që njeriu duhet të kryejë aktivitet fizik çdo ditë dhe të paktën të kryejë disa mijëra hapa.
A mjaftojnë 10,000 hapa për të përmirësuar shëndetin? A duhet të ecni më shumë apo më pak?
Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për ecjen dhe rolin e saj në përmirësimin e shëndetit. Ajo që duhet të dini është se numri i hapave që duhet të hidhni çdo ditë është në varësi të peshës trupore dhe objektivit që i keni vënë vetes. Sipas të dhënave një njeri ecën mesatarisht 4000 hapa në ditë.
Nëse dëshironi të arrini objektivin e 10,000 hapave në ditë, që do të thotë rreth 6 kilometra idealja është që të ecni 1000 hapa më shumë çdo ditë për dy javë. Nëse ju tashmë e keni arritur objektivin e 10,000 hapave në ditë, ose nëse jeni aktivë dhe dëshironi të humbisni në peshë, duhet patjetër të vendosni një objektiv të ri.
Vlerat e ecjes në shëndet
Ecja është një lloj aktiviteti fizik të cilin mund ta kryejnë të gjithë. Për të ecur, njeriu ka nevojë për një palë atlete të mira dhe të rehatshme për këmbën. Çdo pajisje tjetër është e panevojshme.
Sipas studimeve disponon ecja si një aktivitet i rregullt fizik mundet të pakësojë rrezikun e shfaqjes së:
Sëmundjeve të zemrës
Mbipeshës
Diabetit
Tensionit të lartë të gjakut
Depresionit.
Ekspertët më në zë të shëndetit rekomandojnë që njeriu duhet të ecë të paktën 150 minuta në javë. Sipas tyre, ecja duhet të jetë e shpejtë.
Intensiteti i ecjes duhet rritur gradualisht javë pas jave, thonë ata. Nëse ecja e shpejtë ju duket e vështirë, sërish është më mirë të jeni në lëvizje se të bëni asgjë.
Çdo lëvizje është në të mirë të shëndetit, thonë shkencëtarët. Pasi të keni vendosur një objektiv, modifikojeni rutinën tuaj sipas qëllimit.
Nëse keni një qen, dilni me të shëtitje. Ecni çdo ditë me një mik ose edhe vetëm. Dëgjoni muzikë ritmike që t’ju motivojë për të ecur më shpejt.
Dilni shëtitje në parqe me familjen ose të afërmit.
Ecni edhe në zyrë në mënyrë që të jeni në lëvizje. Vendosni një alarm në kalendarin tuaj dhe kryeni ecje të shkurtra herë pas here. Nëse keni makinë, parkoni më larg zyrës ose shtëpisë. Nëse përdorni autobuzin, zbrisni një stacion më larg shtëpisë. Zbritja dhe ngjitja e shkallëve llogariten si hapa shtesë dhe ndihmojnë për rënien në peshë. E rëndësishme është të mos ndalosh dhe të ecni hap pas hapi drejt një shëndeti më të mirë./AgroWeb
Të tjera
-
Akuza për korrupsionin në Qeveri, reagon Këshilltari i Kurtit: Për keqardhje, populli i largoi për kapje të shtetit
“Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit t...
-
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin “objektivat e buta” ruse
Ukraina është gati të marrë një lloj të ri bombe me laser që mund të shkatërr...
-
Fejohet analisti Astrit Gashi, me gazetaren e njohur
Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë...
-
IS*S kërcënὁn Shqipërinë dhe Kosovën?
Video-propagandistike, publikuar në rrjetet sociale nga ISIS, ku në mesin e 6...
-
Kurti falënderon deputetët gjermanë për mbështetjen ndaj Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me zëvendësministrin e Punëve t...
-
Osmani pas suksesit të Distrisë: Jashtëzakonisht krenare, në Paris, më e fortë se kurrë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi Distria Krasniqi u shpall...
-
Azemi i LDK-së: Nëse zgjedhjet mbahen këtë të diel, fitojmë ne
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, në një intervistë në F...
-
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha pas rundit të ri të dialogut, ...
-
Arrestohet i dyshuari që gjuäjti dhe vräu një person në rrugën “B” në Prishtinë
Policia ka njoftuar se kanë arrestuar personin e dyshuar i cili mbrëmë në orë...
-
Vdekja e dyshimtë e gruas në Spitalin e Vranjës, Kamberi: Mungesa e të punësuarëve shqiptarë, dëshmi e trajtimit të pabarabartë
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar lidhur r...
-
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngäcmim
Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi ka komentuar disa ngjarje të ndodhura së fundmi...
-
“Shkarkojnë policë që hetojnë akterët e VV-së”, Kica-Xhelili numëron skandalet e Qeverisë Kurti
Doarsa Kica Xhelili, deputete e LDK-së, ka renditur sipas saj dhjetë skandale...