Sport

Ja sa futbollistë të huaj luajn në Ligën e Parë të Kosovës (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 16:18 | 27 October 2017

Fluksi i futbollistëve të huaj, vitet e fundit në Kosovë është i madh. Një numer prej tyre vin nga kontinenti Afrikan, ndërsa shumë pak nga ta vijnë nga shtetet Evropiane.

Por krahas Superligës, ku tashmë shumë skuadra kanë nga një ose më shumë futbollist të huaj, edhe skuadrat e Ligës së parë kanë filluar të marrin futbollist të huaj, shkruan futbollikosovar.com.

Trepça prin në listë ku ka tre të huaj nga Afrika, sulmuesin Ferdinand Wilson, mesfushorin Muhamed Karim dhe portjerin Theo Fodjo.

-Advertisement-

Wilson dhe Fodjo erdhen në janar të këti viti te ‘Xehtarët’, ndërsa Karim erdhi nga skuadra e Lirisë ku luajti vitin që shkoj.

Ndërsa skuadër tjetër që ka në rradhët e saja futbollist të huaj është edhe Fushë Kosova.

Dy iranjanët, Ali Hossein dhe Ahmed Reza që të dy janë huazuar nga skuadra e Kategoris Superiore, KF Luftetari nga Gjirokastëra, raporton futbollikosovar.com.

Krejt në fund edhe Dukagjini i Klinës ka befasuar këtë edicion duke marrur ish sulmuesin e Feronikelit, Abu Kamara.

Sulmuesi nga Liberia u transferuar te Luftetari i Gjirokastrës por është i huazuar te skuadra e Ligës së Parë, kosovare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera