Lajme

Ja sa është numri i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta

Autori: Gazeta inFokus 16:15 | 22 October 2019

Rreth 20 mijë është numri i votave me kusht që pritet të numërohen këto ditë.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, shkruan Gazeta inFokus.

Ndërsa numri i votave nga personat me nevoja të veçanta është 2 mijë.

-Advertisement-

Numri i votave me kusht në nivel vendi është rreth 26 mijë e 400, ndërsa numri i votave të personave me nevoja të veçanta është rreth 2 mijë e 150. Këto vota do t’i nënshtrohen kontrolleve, krahasimeve dhe verifikimeve me votuesit e rregullt dhe atëherë do të kemi të qartë se sa prej tyre aprovohen dhe sa refuzohen. Vetëm fletëvotimet e aprovuara numërohen”, tha Elezi për Zërin.

Kujtojmë se nesër, e mërkure pritet që KQZ-ja të përfundoj numërimin e vendvotimeve që u vendos të rinumërohen, dhe kësisoj të filloj me numërimin e votave me kusht./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera