Sport

Ja kush do ta ndajë drejtësinë në super-duelin, Lazio-Milan (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 14:37 | 07 September 2017

Është publikuar lista e gjyqtarëve të cilët do ta ndajnë drejtësinë në Serie A për javën e 3-të,  derisa referi,  Gianluca Rocchi duke marrë përgjegjësinë për super-ndeshjen, Lazio-Milan që zhvillohet  të dielën, transmeton ORAinfo.

Rocchi nuk është i huaj në ndeshjet e mëdha, megjithëse ai është kritikuar nga Jose Mourinho për lejimin e golit të parë të Real Madridit në humbjen 2-1 të Manchester Unitedit në Super Cup.

-Advertisement-

Megjithatë, atij i është caktuar ndeshja midis skuadrave më të mëdha të Italisë, Lazio-Milan.

 

Ndërkohë, Michael Fabbri do të mbikqyrë përballejn e Juventusit me Chievo, ndërsa Daniele Orsato do të vëzhgojë , Sampdoria-Romën dhe Piero Giacomelli do t’a mbikëqyrë ndeshjen e Napolit kundër Bolonjës./ORAinfo/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera