Sport

Ja kur do të pensionohet Andres Iniesta

Autori: Gazeta inFokus 13:10 | 22 March 2018

Kupa e Botës 2018 mund të jetë gara e fundit për yllin e Spanjës Andres Iniesta i cili po e shqyrton mundësin e përfunditmit të karrierës së tij, shkruan infokusi.

Iniesta do të mbahet mend si një nga lojtarët më të rëndësishëm në historinë e futbollit të Spanjës, i tillë është ndikimi që ai ka pasur që prej debutimit të tij në vitin 2006.

Përpara ndeshjes miqësore të së premtes me Gjermaninë, Iniesta ka luajtur 123 herë për Spanjën, një rekord që tejkalohet vetëm nga Andoni Zubizarreta, Xavi, Sergio Ramos dhe Iker Casillas.

-Advertisement-

Nëse Iniesta do të inkuadrohet në të gjitha ndeshjet miqësore të Spanjës dhe ndeshjet e Kupës së Botës, ai mund ta kalojë Xavi-n si lojtarin e tretë më me shumë paraqitje.

“Natyrisht, kjo Kupë e Botës ndoshta do të jetë paraqitja ime e fundit për ekipin kombëtar”, tha ai për radio emisionin e Elena Largoero të Cadena Ser.

“Unë nuk dua të jem në Kombëtare, vetëm për shkak se kush isha”, ka deklaruar ylli i Barcelonës Iniesta.

Iniesta ka qenë  pjesë e epokës më të suksesshme në historinë e Spanjës, duke i ndihmuar ata që të fitojnë  Kampionatet Evropiane në vitin 2008 dhe 2012, si dhe  Botërorin e vitit 2010, duke shënuar golin vendimtar  kundër Holandës në finale. /infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera