Lajme

Ja ku po e feston Haradinaj 12 vjetorin e pavarësisë

Autori: Gazeta inFokus 20:24 | 17 February 2020

Ramush Haradinaj, ish kryeministri i Kosovës, ka vendosur që 12 vjetorin e pavarësisë së Kosovës ta festojë në Loxhë të Pejës.

Haradinaj po feston së bashku me bashkëluftëtarët e UÇK-së, shkruan gazeta inFokus.

Ai ka publikuar disa fotografi nga kjo festë dhe thotë se ishte i nderuar të merrte pjesë në atë darkë tradicionale.

-Advertisement-

“Sonte në Loxhë të Pejës, i nderuar që isha në mesin e bashkëluftetarëve për festën e Pavarësisë, në darkën tradicionale.Evokuam kujtime nga tri betejat e lavdishme, tregimet për Dëshmorët dhe heroizmin e tyre, si dhe të gjallët që po përballen me ndërtimin e një të ardhme sa më të mirë.Gjithmonë në festa u bashkofshim”, shkruan Haradinaj./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera