Sport

Ja e vërteta rreth vdekjes së Astorit

Autori: Gazeta inFokus 21:21 | 12 March 2019

Dy mjekë të tjerë që kanë bërë mjekime në kapitenin e Fiorentinës, Davide Astori, në vitet 2014 dhe 2017, janë akuzuar për neglizhencë, pasi nuk kanë vërejtur problemet në zemrën e tij.

Mbrojtësi i Fiorentinës ka ndërruar jetë në mars të vitit 2018 në Udine, ku po qëndronte skuadra e tij një natë para ndeshjes.

Vdekja e Astorit në gjumë ka qenë një befasi e madhe për botën e sportit, duke ngjallë edhe pyetjen e madhe se si është e mundur që një lojtar profesionist i futbollit i cili kontrollohet rregullisht mund të pësojë nga një sulm në zemër.

-Advertisement-

Hetimi për vdekjen e tij është duke vazhduar, dhe zyra e prokurorisë në Firence sot ka shtuar dy emra të rinj në akuzë, të dyshuar për neglizhencë në punën e tyre, që çoi në vdekjen e Astorit.

Ata janë shefi i Institutit Cagliari të Mjekësisë për Sportin, Francesco Stagno, dhe konsulenti mjekësor për institutin Aouc në Firence, Giorgio Galanti.

Sipas prokurorisë, të dy mjekët kanë shkelur protokollin, duke mos rekomanduar teste për çështjet kardiake për lojtarin, edhe pse ishin regjistruar probleme në vitin 2014 dhe 2017.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera