Sport

Ja çka thotë Batatina pas humbjes së sotme ndaj Dritës!

Autori: Gazeta inFokus 23:51 | 10 October 2017

Pavarësisht humbjes 3:1 nga Drita, trajneri i Llapit, Tahir Batatina, thekson se e mira e gjithë kësaj është se skuadra e tij ndodhet ende në vendin e parë.

Llapi kryeson renditjen me 17 pikë, dy më shumë se ndjekësit Drita dhe Gjilani.

“Në pjesën e parë patëm disa raste që nuk i konkretizuam. Pësuam golin e parë nga gjuajtja e lirë, gjë që ndodh, kurse të dytin nuk është dashur ta pësojmë, pasi erdhi nga ‘auti’. Edhe humbjen duhet pranuar, e uroj Dritën për fitoren”, tha Batatina pas ndeshjes për SuperSport Kosova, raporton “GazetaOlle.”

-Advertisement-

“Ne prapë po e mbajmë kreun dhe kemi ende ndeshje përpara për t’i përmirësuar gabimet. Ky është futbolli”, shtoi ai.

I pyetur për ndeshjen e radhës, ku presin Flamurtarin, Batatina theksoi: “Asnjë ndeshje nuk është e lehtë, e as ajo me Flamurtarit. Duhet ta dimë se pikërisht Flamurtari i ka marrë pikë këtu Dritës”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera