Lajme

Ja cili ishte misioni sekret i avionit që u zhduk para 2 vitesh (Video)

Autori: Gazeta inFokus 13:08 | 10 May 2017

Një nga avionët sekret të forcave ajrore amerikane, u rikthye në tokë pas një fluturimi 2 vjeçar.
Modeli që përballon edhe fluturimet në hapësirë, i koduar “X-37B”, u ul në qendrën hapësinore në Florida të martën, ndërsa forcat ajrore kanë planifikuar misione të tjera për këtë model avioni, të cilësuar sekret.

Modeli “X-37B” u nis në vitin 2015 nga SHBA, për të bërë një udhëtim 700 ditor në orbitën e Tokës, me qëllime të pa publikuara ende, transmeton gazetametro.net

Avioni i prodhuar nga kompania “Boeing”, pritet që në të ardhmen, të zhvillojë misione të ngjashme, ndërsa veçoria e tij është se nuk pilotohet nga një pilot në bord.
Forcat Ajrore ishin të parat që njoftuan se mjeti u ul në mënyrë të sigurt pas 700 ditësh në hapësirë, duke e deklaruar se ky ishte një mision i klasifikuar.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera