Auto&Tech

Ja cilët janë njerëzit më të kërkuar në Google për vitin 2020

Autori: Gazeta inFokus 13:43 | 21 December 2020

Google ka publikuar si çdo fundvit listën vjetore të kërkimeve që njerëzit kanë bërë gjatë këtij viti.

Në listën e mëposhtme janë emrat më të kërkuar në Google për vitin 2020:

1. Shakira

-Advertisement-

Performanca e saj në “Super Bowl” së bashku me JLo ishte ndër më të komentuarat, ndaj nuk është habi ta shohim emrin e saj tek më të kërkuarit.

2.Vanessa Bryant

Partnerja e legjendës së futbollit, Kobe Bryant, që u nda nga jeta në janar të vitit 2020 së bashku me vajzën 14-vjeçare, , si pasojë e një aksidenti fatal me helikopter.

3. Jacob Blake

Në 23 gusht, Jacob Blake, një njeri me ngjyrë që jetonte në Kenosha Wisconsin, u qëllua 7 herë në shpinë, në sy të fëmijëve të tij nga një oficer policie, teksa ecte drejt makinës së tij.

4. Kanye West

Këtë vit, Kanye West kandidoi për president të Shteteve të Bashkuara, duke marrë 60,000 vota.

6. Kamala Harris

Më 7 nëntor, Harris u bë gruaja e parë dhe gruaja e parë me ngjyrë e zgjedhur si zëvendës presidente në Amerikë.

7. Joe Biden

Joe Biden fitoi bindshëm zgjedhjet elektorale 2020 në SHBA, duke mundur Donald Trump.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera