Ja çfarë thotë Bernard Challandes pas humbjes nga Suedia
Autori: Gazeta inFokus 20:35 | 09 October 2021
Trajneri i kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka folur për media pas humbjes së ‘Dardanëve’ në udhëtim te Suedia me rezultat 3-0, shkruan Gazeta inFokus.
Challandes ka thënë se kanë luajtur me një kundërshtar të fortë, teksa e ka kontestuar penalltinë e shkaktuar nga Florent Hadërgjonaj.
“Nuk është ndeshje e njëjtë sikurse në Prishtinë. Mendo që kemi luajtur me një kundërshtar shumë të fortë. Për mua është një shaka situata e penalltisë. Që nga koka tek dora nuk është penallti, shpjegoma si mund të jetë kjo? Madje mund të jetë edhe faul në Haderxhonaj”, tha fillimisht Challandes.
Me pas tekniku zviceran shtoi se Suedia e ka merituar fitoren, pavarësisht se në rast se do të shënonte Kosova në fillim të pjesës së dytë do të ishte një lojë tjetër.
“Gjithsesi, Suedia e ka merituar këtë fitore. Pas pjesës së parë, kishim mundësi të barazonim. Suedia pati tre lojtarë shumë të fortë në sulm. Po të shënonim në fillimin e pjesës së dytë, do të ishte një tjetër lojë”, deklaroi Bernard Challandes.
Pas kësaj humbje, Kosova renditet e katërta në Grupin B me 4 pikë, kurse Suedia mbetet e dyta me 12 sosh./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...