Ja çfarë rrezikon Panucci pas humbjes nga Skocia
Autori: Gazeta inFokus 15:42 | 11 September 2018
Christian Panucci ka telashe pas humbjes nga Skocia në Ligën e Kombeve.
Christian Panucci ka lëkundur ndjeshëm pozitat e tij, pas humbjes me Skocinë në Glasgow, një ndeshje në të cilën kuqezinjtë, përpos humbjes u panë në vështirësi shumë të mëdha.
Veç gjendjes jo të mirë fizike, ekipi duket se vuajti ndryshimet e skemës, që siç pohuan edhe lojtarët me zë dhe nën zë, ishin deri diku të paprovuara.
Gjithmonë thuhet se është e lehtë të analizosh kur përfundon gjithçka, por në 10 ndeshje, 9 skema të ndryshme dhe dhjetëra lojtarë të provuar thuajse nuk funksionuan asnjëherë.
Kanë qenë rreth 15 lojtarët e rinj që ka grumbulluar trajneri Panucci që nga korriku i vitit 2017, kur mori drejtimin e Shqipërisë, por thuajse asnjëri prej tyre nuk mundi të lërë gjurmë, për të qenë brez i së ardhmes, apo pjesë e ekipit që mban vulën e pasuesit të De Biasit.
Kryefjala e çdo grumbullimi të Christian Panuccit ka qenë disiplina, lojtarët që largohen dhe thirren në grumbullimet pasardhëse për eksperiencën, apo për të plotësuar vendet e lojtarëve të dëmtuar e me pak minuta aktivizim.
Prania e kapitenit Agolli në këto dy ndeshje u pa vetëm në konferencat për shtyp, ndërkohë që në futboll thuhet se formacioni fitues nuk ndryshon. Mesfusha e paraqitur mirë në ndeshjen ndaj Izraelit, me Bashën në krye apo Hykën, u ndryshua 3 ditë më pas pa ndonjë arsye bindëse, ndryshim që rezultoi jo i suksesshëm.
Fitorja me Izraelin, thjesht i dha një frymëmarrje atmosferës mbytëse të krijuar nga një presion i drejtë rezultatesh. Ndërkohë, tani pas humbjes në Skoci, gjithçka zbret në vendin ku ishte, në të njëjtën atmosferë, presion e pasiguri.
Teorikisht jemi me 3 pikë në grupin tonë, aq sa edhe Skocia, por luajmë në Izrael ndeshjen e ardhshme me frikën se nuk dimë çfarë na pret, kush do të luajë dhe mbi të gjitha si do të luajmë.
Një pikëpyetje që e ka shoqëruar trajnerin Panucci përgjatë të gjithë këtij viti që na udhëheq, edhe pse vlen të thuhet se për fatin e tij jo të mirë, aventura e drejtimit të një përfaqësueseje filloi nga një Shqipëri në tranzicion.
Shumica e lojtarëve janë pa minuta në këmbë, me dëmtime të shpeshta, e disa madje edhe pa ekipe për të luajtur në mënyrë të vazhdueshme, duke sjellë një kolaps mendimi për një zgjidhje të së ardhmes.
Të tjera
-
Në vitin 2030 pritet të përfundojë pastrimi i Kosovës nga minat e luf*tës
Nga 4,520 zona të rrezikshme nga minat në të gjithë Kosovën, pas luftës, tash...
-
Kurti dhe shefi i diplomacisë turke bisedojnë për projekte të përbashkëta
Krahas takimit dhe drekës së punës me Presidentin e Turqisë, Erdogan, bashkë ...
-
Haradinaj: Jemi këmbëngulës për ta bërë Kosovën anëtare të NATO-s
Kryetari i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marr...
-
1 Qershori, dita pa makina në Tiranë
Për qytetarët e Tiranës e shtuna e 1 qershorit do jetë “Ditë pa makina”, ku q...
-
Kurti vizitoi dhe vendosi kurorë me lule në Mauzoleun e Mustafa Kemal Atatürkut
Pas takimit bilateral me Presidentin e Turqisë, Erdogan, kryeministri i Kosov...
-
Dronët Bayraktar testohen në Aeroportin e Gjakovës
Dronët Bayraktar janë testuar të premten në hapësirat e aeroportit të Gja...
-
Arrestohet një grua nga Vitia e arma*tosur në Prishtinë, dyshohej se mund ta lëndonte veten apo personat tjerë
Policia e Kosovës ka njoftuar se një tentimvrasje ka ndodhur sot në qytetin e...
-
Tentoi ta fuste telefonin në burg duke e fshehur në televizor
Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj një...
-
Për pesë muaj shqiptohen afro 1800 gjoba ndaj konsumuesve të duh*anit në ambiente të mbyllura
Ministria e Shëndetësisë po vazhdon pa kompromis zbatimin e Ligjit për Kontro...
-
Lista Serbe: Vendimi i Qeverisë së Kosovës për shpronësime në veri, rrëmbim klasik i pronës serbe
Lista Serbe tha sot se vendimi i Qeverisë së Kosovës për shpronësimin e prona...
-
U prit me ceremoni ushtarake, Osmani falënderon shtetin e El Salvador për mikpritjen
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falenderuar shtetin e El Salvador për...
-
Gërvalla takon mërgimtarët në Kanada, thotë se ata kanë një rol kyç në zhvillimin e Kosovës
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka vizituar mërgimtarët shqipt...