Lajme

Ja çfarë mund të prishë agjërimin tuaj

Autori: Gazeta inFokus 09:41 | 13 April 2021

Tani gjendemi në muajin e shenjtë të Ramazanit dhe derisa shumë nga ju vazhdojnë të agjërojnë, ndodhë në disa raste që diçka e tillë të u prish obligimin tuaj të cilin e keni filluar për këtë muaj.

Prandaj nëse nuk keni qenë ende i sigurt se çka e prish agjërimin tuaj, më poshtë do të gjeni, një listë që u këshillon se si të kaloni këtë periudhë.

Sa ujë duhet të pini në syfyr dhe iftar?

-Advertisement-

Ka disa raste kur ju papritur keni bërë diçka por që nuk keni qenë në dijeni se mund të prish agjërimin tuaj atëherë lexoni këshillat e mëposhtmë, përcjellë Klan Kosova.

Nëse përdorë agjëruesi ndonjë ushqim, pije apo ndonjë ilac me arsye juridike siq është , sëmundja apo udhëtimi.Ejakulimi i spermës, por jo gjatë kontaktit intim, por gjatë puthjes, përkëdheljes ose përqafimit të gruas.Masturbimi me anë të dorës (kjo është e ndaluar edhe jashta Ramazanit).Mardhëniet intime me ndonjë kafshë ose fëmijë etj, ku nuk arrihet kënaqësia e plotë seksuale (këto veprime janë të ndaluara nga Islami edhe jasht Ramazanit).Nëse prishet agjërimi me detyrim ose gabimisht, si p.sh. në rastet kur ne marim abdes dhe nga pakujdesia, gjatë larjes së gojës kalon uji deri në fyt dhe në lukth.

Ose p.sh. prishja e agjërimit duke mendu se u bë koha e iftarit e në fakt ende jo.Nëse agjëruesi han dicka të papërgatitur, të pa zier , si p.sh. kokrra të orizit, miell, dicka që nuk ka shije, etj.Nëse han krip me shumicë, obligohet me kaza, sepse nuk është arrit shija dhe kënaqësia. Por nëse han krip ngapak ngapak me shije atëherë obligohet me kaza dhe kefaret.Nëse agjëruesi han dicka që nuk është ushqim, si p.sh. ndonjë pe, ose lëkurë, gurë, baltë etj.Nëse han dicka nga frutet e papjekura ku nuk ka shije dhe e cila nuk konsumohet pa u pjekur.Nëse gjatë mjekimit të një plage të marrur , p.sh. në kokë, dhe gjatë mjekimit ilaci depërton në tru ose fyt.

Nëse dikush han dicka me harresë, dhe pasi t’i kujtohet se ishte agjërues, vazhdon të hajë, duke mendu se është prishë agjërimi.Injeksionet klizmike që përdorën nga poshtë për të cliruar zorrën e trashë, nga problemet që mund të ketë agjëruesi si dhimbje , shtrëngime etj.

Injeksionet ushqyese, vitaminoze.Vjellja me qëllim, p.sh. fut gishtin e tij në fyt dhe shkakton vjellje.Nëse han atë pjesë të ushqimit që ka ngelur mes dhëmbëve, dhe e cila është e madhe sa një kokërr nahuti ose leblebije, ose më e madhe.Nëse arrihet kënaqësi e plotë seksuale. Në këtë rast personi në fjalë duhet t’i kërkojë All-llahut falje për gabimin.

Prandaj nëse hasni në këto situata, agjërimi juaj konsiderohet i prishur megjithatë në disa raste për të cilat vlen konsultimet me persona adekuat, duhet kompenzuar ditët e humbura të agjërimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera