Sport

Ja çfarë i tha Klopp Shaqirit në fund të ndeshjes (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 10:52 | 27 September 2018

Liverpooli mbrëmë pësoi humbje në shtëpi nga Chelsea në kuadër të Carabao Cup me rezultatin 2-1.

Në fund të ndeshjes është vërejtur trajneri gjerman duke e qortuar Xherdan Shaqirin, dhe pas shumë pyetjeve nga fansat në Twitter për ta ditur se çfarë i ka thënë, Kloppi ka treguar pastaj në një intervistë.

Kloppi dëshiroi që Shaqiri ta ekzekutonte gjuajtjen e lirë, dhe t’ia pasojë topin Mohamed Salahut, mirëpo gjuajtjen e mori Hendersoni, i cili e kërkoi Dejan Lovrenin, e ky i fundit e kishte të pamundur të bënte diçka.

-Advertisement-

“Fola me të për shkak të gjuajtjes së lirë, atë të fundit”, ka thënë Klopp.

“Është dashur të pasohet topi te Salahu, pasi të shkonte topi te ai, pasi pjesa e lojtareve ishin në anën tjetër, aty ku edhe shkoi pastaj goditja”.

“Ajo çfarë i kam thënë ka qenë për gjuajtjen e lirë, asgjë tjetër”.

https://twitter.com/twitter/statuses/1045052880040931334

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera