Ja arsyeja përse shoqërueset e nuseve duhet veshin të njëjtin fustan
Autori: Gazeta inFokus
14:22 | 02 October 2017
Në fillimin e viteve ’90 ishte e pamundur të dëgjohej të flitej për shoqërueset e nuseve, në të vërtetë martesat e asokohe vazhdonin të ndiqnin rregullat e pashkruara të periudhës komuniste; dasma duhet të organizohej veçmas nga të dyja palët, nusja duhej të qante sa më shumë të ishte e mundur që ta merrte vesh e gjitha lagjj, pavarësisht statusit shoqëror nuset duhej të përgatisnin pajë etj.
Fatmirësisht gjërat kanë ndryshuar, e sigurisht që edhe dasmat nuk janë si më parë. Tanimë çifti mund të vendosë vetë ç’do të bëjë në ditën e tij më të lumtur dhe organizimi është më bashkëkohor, ku sigurisht nuk mungojnë as shoqërueset e famshme të nuseve. Ky koncept ka hyrë në realitetin tonë nëpërmjet filmave dhe serialeve amerikane, por e dini pse vajza me forma të ndryshme fizike vishen njëlloj gjatë dasmës? Living ju zbulon PËRSE-të që ndoshta nuk e dinit:
1.Për të larguar syrin e keq dhe shpirtat djallëzorë: Në Romën e Lashtë ekzistonte një ligj që ‘’detyronte’’ nusen dhe dhëndërin të kishin në dasmën e tyre,të paktën 10 shoqërues që duhej të visheshin njësoj për të krijuar në ”ushtri të pathyeshme” që luftonte shpirtat e këqinj që përpiqeshin të pengonin lumturinë e çiftit.
2.Për të mbrojtur nusen: Njëlloj si arsyeja e mësipërsme e dhe kjo arsye është e lidhur me traditat antike. Në Azinë e Lashtë, nuset duhej të udhëtonin për ditë të tëra para se të bashkoheshin me bashkëshortin dhe shpeshherë binin pre e hajdutëve dhe sulmeve keqdashëse. Prania e një grupi vajzash të veshura njëlloj ishte një lloj sinjali paralajmërues se nuk duhej të prekeshin.
3.Për të imituar martesat e familjes mbretërore britanike: Sipas Lou Taylor, profesor i historisë së veshjes dhe pëlhurës në Univeristetin e Brighton-it, e para që do të fuste konceptin e shoqërueseve të nuses do të ishte mbretëresha Viktoria që në dasmën e saj më 1841-n kishte krah vetes disa vajza të veshura me të bardha. Pippa Middleton do të vishte një fustan të bardhë kur shoqëroi dukeshën e Cambridge në ditën e saj të më të lumtur.
4. Për të shmangur ndonjë incident të mundshëm: Siç dihet, të gjithë kemi shije të ndryshe të veshuri dhe estetike, prandaj shpeshherë nuset përpiqen ”të mbajnë” nën kontroll ndonjë shoqe ekstravagante duke zgjedhur më parë veshjen.

T� tjera
-
Kandidati i mbështetur nga BDI fiton garën për kryetar të Komunës së Bërvenicës
Arkin Jahiu i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), kandidati i mbështetur n...
-
Me BMW 170 km/h në qytet, 19-vjeçari pa patentë shoferi, identifikohet nga policia
Policia e Kosovës në Ferizaj ka identifikuar një 19-vjeçar, i cili ishte inci...
-
Ministria e Infrastrukturës hap tender 7.2 milionë euro për rrugët e Kosovës
Ministria e Infrastrukturës ka hapur një aktivitet të ri të prokurimit në vle...
-
Shkencëtarja nga Kembrixhi vdes në një aksident treni në Spanjë
Një studiuese e vlerësuar me çmime nga Universiteti i Kembrixhit humbi jetën ...
-
Arjola Demiri rrëfen dramën e martesës dhe divorcit: “Kam duruar 6 vite, kam qenë edhe unë në lëkurën e Arlindës!”
Vrasja e Arlinda Zekajt në Kosovë nuk ishte për Arjola Demirin thjesht një tj...
-
Tronditet Gjilani – pesë të vrarë brenda tri javësh
Gjilani është përballur me disa ngjarje të rënda gjatë javëve të fundit, ku k...
-
Ahmeti në Bërvenicë: Maqedonia nuk është as e Hristijanit as e Cërvenkovskit, është e shqiptarëve autoktonë
Kryetari BDI-së Ali Ahmeti, ishte i pranishëm në Bërvenicë ku mbajti fjalim p...
-
Rasti i Arlindës, Natyra Kuçi e bën fajtore edhe Komunën e Pejës, ja pse
Natyra Kuçi ka ngritur akuza ndaj institucioneve komunale në Pejë lidhur me t...
-
Shpërthime në dy cisterna nafte në Ngushticën e Hormuzit, dyshohet se u goditën mina detare
Dy shpërthime janë regjistruar në Ngushticën e Hormuzit, pasi dy cisterna naf...
-
Zelensky thotë se është i gatshëm të takohet me Putinin në Turqi
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se është i gatshëm të tak...
-
Dita e 20-të e protestave në Tiranë kalon pa incidente
Një grup të rinjsh dhe qytetarësh protestuan sonte para Ministrisë së Arsimit...
-
Zotimi i ministrit: Sigurimet shëndetësore në fund të mandatit
Edhe pse Ligji për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor u miratua ...






























