Lajme

Izraeli tërheq kundërshtimin për Kosovën në Konventën Apostile të Hagës – vendi aty kishte aderuar më 2016

Autori: Gazeta inFokus 23:01 | 25 November 2024

Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Holandës ka njoftuar se shteti i Izraelit e ka tërhequr kundërshtimin që e kishte shfaqur kundër aderimit të Kosovës në këtë Konventë. Në fakt MPJ e ka shpërndarë qëndrimin e shtetit hebre që bën të ditur se tashmë ka hyrë në fuqi Konventa mes Izraelit dhe Republikës së Kosovës.

“Shteti i Izraelit e tërheq kundërshtimin për aderimin e Republikës së Kosovës në Konventën e Hagës të 5 tetorit 1961 për Heqjen e Kërkesës për Legalizim të Dokumenteve të Huaja Publike(“Konventa e Apostiles”). Kështu që Konventa ka hyrë në fuqi ndërmjet Shtetit të Izraelit dhe Republikës së Kosovës më 20 Nëntor 2024″, thuhet në njoftim.

Kosova e kishte depozituar instrumentin e saj të aderimit në Konventën e Hagës më 6 nëntor 2015.

-Advertisement-

Në ceremoninë e zhvilluar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Holandës (Depozituese ), Vjosa Dobruna, Ambasadorja e Kosovës dhe Këshilltari Besnik Ramadanaj përfaqësonin Ambasadën e Kosovës. Asokohe ishte njoftuar se aderimi i Kosovës në Konventë do të ketë efekt vetëm sa i përket marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe atyre shteteve kontraktuese të cilat nuk kanë ngritur asnjë kundërshtim për aderimin e saj deri më 15 maj 2016. Përveq Izraelit, Spanjës, Rusisë kishin kundërshtuar edhe vende që e kishin njohur Kosovën.

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera