Izraeli sulmoi pozicionet paqeruajtëse të OKB-së, reagon me shqetësim Këshilli i Sigurimit: Respektoni personelin dhe ambientet e organizatës
Autori: Gazeta inFokus
07:40 | 15 October 2024
Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara u shpreh të hënën i shqetësuar pas goditjes së disa pozicioneve të paqeruajtësve të OKB-së në Libanin jugor mes përleshjeve mes ushtrisë izraelite dhe militantëve të Hezbollahut të mbështetur nga Irani.
Në një deklaratë të miratuar me konsensus, këshilli prej 15 anëtarësh u kërkoi gjithashtu të gjitha palëve, pa i përmendur ato, të respektojnë sigurinë e personelit dhe ambienteve të misionit paqeruajtës të OKB-së, të njohur si UNIFIL.
“Paqeruajtësit dhe objektet e OKB-së nuk duhet të jenë kurrë objektiv i një sulmi“, tha këshilli, duke përsëritur mbështetjen e tij për misionin.
Po ashtu, Këshilli i Sigurimit bëri thirrje për zbatimin e plotë të rezolutës 1701, e cila u miratua në vitin 2006 me qëllim ruajtjen e paqes në kufirin midis Libanit dhe Izraelit. Këshilli “pranoi nevojën për masa të mëtejshme praktike për arritjen e një rezultati të tillë”, por nuk dha hollësi.
Që nga fillimi i operacionit tokësor izraelit në Liban më 1 tetor, pozicionet e misionit paqeruajtës të OKB-së janë goditur 20 herë, duke përfshirë një sulm të drejtpërdrejtë dhe një incident të shënuar të dielën kur dy tanke izraelite shpërthyen portat e një baze të tij, thanë Kombet e Bashkuara.
“Pesë paqeruajtës janë plagosur gjatë këtyre incidenteve, duke përfshirë një paqeruajtës që u plagos nga një plumb“, u tha gazetarëve të hënën zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric.
Gjatë dy javëve të fundit, Izraeli u ka thënë paqeruajtësve të OKB-së që për sigurinë e tyre, të tërhiqen pas 5 kilometra nga e ashtuquajtura Linja Blu, një linjë e hartuar nga OKB-ja që ndan Libanin nga Izraeli dhe Lartësitë Golan të pushtuara nga Izraeli.
Të dielën, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i bëri thirrje OKB-së të evakuojë paqeruajtësit nga zonat e luftimeve në Liban. “Është koha që t’i largoni paqeruajtësit nga bastionet e Hezbollahut dhe nga zonat e luftimi”, tha ai.
Shefi i paqeruajtësve të OKB-së, Jean-Pierre Lacroix tha të hënën se trupat e OKB-së nuk do të lëvizin. Pasi informoi me dyer të mbyllura Këshillin e Sigurimit, ai u tha gazetarëve se do të takohej me ambasadorin izraelit të OKB-së, Danny Danon të martën.
Konflikti mes Izraelit dhe Hezbollahut është intensifikuar gjatë javëve të fundit, ndërsa Izraeli ka bërë sulme ajrore në Libanin jugor, në rrethinat jugore të Bejrutit dhe në Luginën Bekaa./ VOA

T� tjera
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
































