Lajme

Iu ra përçuesi i rrymës derisa po kullotnin, ngordhin delet në fshatin Dubovc

Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 11 April 2022

Një burrë nga fshati Dubovc i Vushtrrisë ka njoftuar policinë se një përçues i energjisë elektrike është këputur dhe ka rënë mbi kopenë e deleve që po kullotnin.

Sipas raportit 24 orësh, tre prej deleve janë goditur nga energjia elektrike dhe kanë ngordhur.

“Ankuesi mashkull kosovarka raportuar se një përçues i energjisë elektrike është këputur dhe ka rënë mbi kopenë e deleve që po kullotnin, me ç’rast tre prej deleve janë goditur nga energjia elektrike dhe kanë ngordhur”, thuhet në raport.

-Advertisement-

Rasti është duke u hetuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera