Lajme

Iu diplomua djali në ShBA, Hoti publikon video nga ceremonia

Autori: Gazeta inFokus 21:34 | 13 June 2022

Avdullah Hoti, ish-kryeministri i Kosovës ka njoftuar se djali i tij, Ledioni, ka diplomuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Teksa ka shpërndarë një video nga ceremonia e diplomimit, deputeti i LDK-së tha se ai “na emocionoi gjithë familjen”.

“Ledioni në ceremoninë e diplomimit në ShBA.  Na emocionoi gjithë familjen. Mirënjohës ndaj 🇺🇲 dhe familjes mikëpritëse për këtë mundësi të jashtëzakonshme për Ledionin për të kryer një vit të plotë të shkollës së mesme në 🇺🇲. Falënderime për stafin e shkollës, të cilët kanë qenë shumë mbështetës ndaj Ledionit, duke ia mundësuar të përshtatet lehtë në ambientin e ri shkollor”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera