Lajme

Iu dha lamtumira e fundit nxënësit që humbi jetën nga therja me thikë në Prizren

Autori: Gazeta inFokus 18:38 | 19 January 2021

Sot pasdite, në varrezat e qytetit në Prizren, i është dhënë lamtumira e fundit të riut 15 vjeçar, i cili dje vdiq nga plagët e marra, pasi ishte goditur me mjet të mprehtë pas një përleshjeje mes disa të miturve.

Një përleshje ndërmjet pesë personave të mitur, që ka ndodhur të hënën pas orës 10:00, në rrugën “Ylber Fanaj” në Prizren ka përfunduar tragjikisht për 15 vjeçarin, Lirim Buduri.

Sipas Policisë rajonale të Prizrenit, njëri nga të miturit e dyshimtë e ka goditur viktimën me thikë, duke i shkaktuar lëndime serioze, nga të cilat viktima ka humbur jetën.

-Advertisement-

Zyrtarët policorë kanë pohuar se sipas informatave fillestare rezulton se viktima dhe të dyshuarit tjerë janë nxënës të shkollës së mesme të mjekësisë “Luciano Motroni”.

Lidhur me këtë rast tragjik, Prokuroria Themelore e Prizren, përmes një komunikate drejtuar mediave, ka kërkuar nga Gjykata që ndaj të miturit që ka shkaktuar vrasjen të caktohet masa e paraburgimit, ndërsa dy të miturit e tjerë, që kanë marrë pjesë në përleshje, janë liruar në procedurë të rregullt.

Kjo ngjarje ka tronditur edhe drejtuesit shkollës “Luciano Motroni” si dhe autoritetet komunale në Prizren, të cilët e kanë dënuar rastin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera