Rajoni dhe Bota

Italia pëson rritje të numrit të viktimave të shkaktuara nga koronavirusi

Autori: Gazeta inFokus 18:46 | 13 July 2020

Italia ka raportuar 13 viktima të infektuara me koronavirus përgjatë 24-orëshit të fundit, ka bërë të ditur Agjencia e Mbrojtjes Civile të hënën.

Kjo është shifra më e lartë e jetëve të humbura nga virusi që po shkakton sëmundjen Covid-19 në dy javët e fundit në vend. Shifra akumulative e viktimave të shkaktuara nga virusi korona ka shkuar në 34,967, shkruan lajmi.net.

Vendi, ndër të tjera, ka pasur edhe 169 të infektuar me koronavirus. Numrat total të të infektuarve në Gadishull kanë prekur shifrën 243,230, sipas Corriere.

-Advertisement-

Shteti evropian ka 13,157 raste aktive me virusin pandemik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera