Sport

Itali, merr fund epoka “Tavecchio”. Dorëhiqet kreu i Federatës së Futbollit

Autori: Gazeta inFokus 13:15 | 20 November 2017

Një mbledhje vetëm 15 minutëshe ka mjaftuar që presioni i ushtruar ndaj kreut të Federatës italiane të Futbollit, Carlo Tavecchio, të japë frytet e tij. Presidenti i FIGC-së është dorëhequr, pas kërkesave të kreut të Komitetit Olimpik Kombëtar Italian (CONI) dhe zyrtarëve qeveritarë.

Gjithçka nisi në orën 12:20 me mbledhjen e Këshillit federal të FIGC-së, ndërsa në 12:35, pas deklarimit të votave, që në fakt ishin në favor të qëndrimit të Tavecchios (10 pro dhe 7 kundër), ky i fundit ka preferuar të dorëhiqet, pas një ndërhyrjeje të shkurtër mes lotësh.

Tavecchio ka kërkuar gjithashtu edhe një hap prapa të të gjithë këshilltarëve të tij, si gjesti i fundit i përgjegjësisë së tij. Brenda 90 ditësh, në Itali priten zgjedhje të reja për postin më të lartë të qeverisë së futbollit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera