Lajme

Itali: Kapen 1 ton kokainë, arrestohen katër shqiptarë (PAMJE)

Autori: Gazeta inFokus 17:39 | 18 January 2023

Katër shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane në operacionin Anti-drogë të udhëhequr nga Guardia di Finanzia.

Në këtë aksion u kap edhe 1 ton kokainë, e cila dyshohet se ishte fshehur poshtë anijes.

Operacioni u zhvillua në portin e Savonës.

-Advertisement-

741 pako kokainë, ishin të ambalazhuara në 26 mbështjellës celofani.

Po ashtu, Guardia di Finaza, kishte informacione edhe për mbërritjen edhe të një ngarkese tjetër me lëndë narkotike në një anije me flamur të Hong Kongut.

Dhe sipas autoriteteve kjo ishte edhe arsyeja se pse u aktivizua përcjellja e ngarkesës prej 1 ton kokainë, ku u arrestuan katër shqiptarët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera