Sport

Ismet Munishi vjen me deklaratën e vitit pas fitores në derbi ndaj Dritës

Autori: Gazeta inFokus 17:36 | 26 September 2021

Skuadra e Gjilanit e ka fituar derbin e anamoravës ndaj Dritës me rezultat 2-0, në sfidën e vlefshme për xhiron e gjashtë në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘’Fadil Vokri” në Prishtinë, golat për gjilanasit i realizuan Gerhard Progni dhe Shën Kelmendi.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, i cili ka thënë se është Mourinho për këtë ligë.

-Advertisement-

“Është e vërtetë, ka pas ndeshje që kemi luajtur më mirë, por s’kemi fituar, jemi angazhuar të gjithë skuadra, ishte rezultat i punës së madhe të tifozëve. Baba është këtu, ai festim erdhi pasi me shkarkuan, me ngarkuan. Gjatë tërë kohës ka tendencë me na destabilizu, unë jam Mourinho për këtë ligë. Kanë ardhë trajnerë e kanë shku, unë jam hala këtu. E kemi një president që është njëshi në futbollin e Kosovës”, deklaroi Munishi.

Pas kësaj fitoreje, Gjilani renditet i pesti me 9 pikë, kurse Drita mbetet e treta me 11 sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera