Sport

Ismet Munishi Prishtinës: ‘Pse po tutni’

Autori: Gazeta inFokus 20:47 | 26 February 2020

Skuadra e Prishtinës sot i ka vazhduar përgatitjet para sfidës me Ballkanin që zhvillohet të shtunën në kuadër të javës së 20-të, shkruan Gazeta inFokus.

Para kësaj ndeshje kanë folur trajneri i Prishtinës, Armend Dallku, pastaj edhe futbollistët, Armend Thaqi , Otto John dhe Endrit Krasniqi.

Që të gjithë këta e kanë quajtur ndeshje të zakonshme duelin me suahrekasit dhe janë shprehur se Ballkani është skuadrës e fortë, por Prishtina si në çdo ndeshje tjetër edhe në këtë takim hynë për të fituar.

-Advertisement-

E pas këtyre deklaratave të kryeqytetasve ka reaguar edhe trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, i cili iu ka drejtuar prishtinasve se nëse është ndeshje e zakonshme pse po tutni.

Tutje Munishi ka thënë se Prishtina është në formë, por me Ballkanin është vështirë.

Më poshtë keni reagimin e plotë të teknikut prishtinas./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera