Sport

Ismet Munishi: “Ne ekipin e Ballkanit punojmë si me u kanë skuadër e Evropës”

Autori: Gazeta inFokus 16:42 | 23 November 2020

Ballkani i Suharekës këtë edicion po kalon në një formë të jashtëzakonshme, shkruan Gazeta inFokus.

Sauharekasit po kryesojnë në tabelë me 29 pikë të arkëtuara.

Të drejtuarit e Ismet Munishit edhe sezonin e kaluar kishin treguar karakter të fortë, sidoqoftë këtë vit po tregojnë gjitha forcat.

-Advertisement-

Në një intervistë për “Ora Shtatë”, Munishi ka treguar që me Ballkanin punon si të ishte një skuadër evropiane.

“Ne ekipin e Ballkanit punojmë si me u kanë skuadër e Evropës. Po më vjen keq, ndoshta nuk është modeste me thanë por në asnjë parameter nuk punojmë më pak ose më shumë se skuadrat evropiane. Ëndrra e imja me Ballkanin është me u marrë me skuadrat evropiane edhe me ju tregu që në Kosovë luhet futboll kualitativ”, ka përfunduar Munishi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera