Sport

Ismet Munishi me kritika të ashpra për Bernard Challandesin

Autori: Gazeta inFokus 13:52 | 29 March 2021

Kombëtarja e Kosovës në futboll të dielën mbrëma ka pësuar humbje nga Suedia me rezultat 0-3, në takimin e vlefshëm për xhiron e parë në Grupin B për kualifikimet e Kupës së Botës ‘Katar 2022’, shkruan Gazeta inFokus.

Humbjen e ‘Dardanëve’ nga suedezët e ka komentuar edhe trajneri aktual i Gjilanit, Ismet Munishi.

Munishi ka thënë se trajnerit Bernard Challandes i ka dalur situata nga kontrolla dhe nuk ka çfarë të jap më.

-Advertisement-

“Rrezikojmë të mbesim të fundit, ky trajner (Bernard Challandes) nuk ka çfarë të jap, i ka dalur situata nga kontrolli, në 12 lojtë e fundit kemi 10 humbje”, është shprehur Munishi në ATV.

Tutje tekniku prishtinas ka theksuar se nuk pret fitore ndaj Spanjës, por ka shtuar se Suedisë është dashur ti shkaktojnë vështirësi.

“Të fortë ata, të fortë këta, kush është i dobët për neve, ne duhet ta mposhtim dikë, nuk pres fitore nga Spanja, por të paktën duhet të vendosnim Suedinë në vështirësi, çfarë lojë kanë shikuar ata, nuk ishim të barabartë me ta. Shtërngonu, fitoni ndaj dikujt”, deklaroi Munishi.

Kosova ndeshjen e radhës do ta luaj të mërkurën ndaj Spanjës në stadiumin e Sevillas./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera