Sport

Ismet Munishi komenton ndeshjen ndërmjet Prishtinës dhe Dritës, tregon problemet e gjilanasve

Autori: Gazeta inFokus 18:48 | 25 February 2021

Prishtina e ka fituar përballjen ndaj Dritës të mërkurën me rezultat 2-0, në sfidën e vlefshme për xhiron e 21-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Këtë takim e ka komentuar edhe ish-trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, i cili ka thënë se Prishtina ka fituar me plotë meritë, derisa ka treguar edhe problemet e Dritës.

“Prishtina është në formë të mirë dhe me plotë meritë triumfoi. Drita ka probleme me lëndimet dhe me futbollistë që janë rikthyer nga lëndimet”- tha fillimisht Munishi në emisionin “Direkt” në ATV.

-Advertisement-

Tutje tekniku prishtinas foli edhe për kartonin e kuq të futbollistit të gjilanasve si dhe për gjyqtarin, Tefik Maloku.

“Futbollisti i Dritës që është hy në duel me Shillovën është dashur vetëm ta ngadalësojë atë që më pas Blakqori të intervenoj dhe ta largoj topin, siç po shihet me të drejtë është kartoni i dytë i verdhë e rrjedhimisht edhe i kuq. Kur don ky Tefik Maloku me referu është padyshim referi më i mirë, por është problem që të dëshirojë të referojë. Këtë herë kanë qenë këto dy ekipe kundër njëra-tjetrës dhe i ka ra drejtë, ka referu mirë”, përfundoi Ismet Munishi.

Munishi aktualisht nuk drejton asnjë skuadër, por është bërë analist i sportit në emisionin ‘Ekipa A’ në ATV./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera