Lajme

Ismaili : Listën esenciale e nënshkruaj këtë javë

Autori: Gazeta inFokus 21:53 | 16 September 2019

Ministri në detyrë Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka zbuluar se këtë javë e nënshkruan listën esenciale të barnave

Ismaili ka thënë se ky është lajm i mirë për profesionistët dhe pacientët, shkruan Gazeta inFokus.

‘’Listën esenciale e nënshkruaj këtë javë. Më së së pari e kthejmë dinjitetin e profesionistëve që s’kanë mujtë me dhanë tretmane të reja, dhe ua mundësojmë qytetarëve që të mos blejnë barna që nuk janë në listë. Edhe profesionistëve, por edhe pacientëve u ndihmojmë. Kemi pasë OBSH’në dhe organizata tjera në ndihmë’’, ka thënë Ismaili./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera