Sport

Islanda kërkon fitore, Kosova gati për befasi

Autori: Gazeta inFokus 08:31 | 09 October 2017

Përfaqësuesja e Kosovës sot do të ballafaqohen në Reikjavik me liderin e grupit I, Islandën.

Vendasit kanë nevojë për 3 pikë për të siguruar biletën për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.

Në anën tjetër Kosova synon të dalë me rezultat sa më të mirë nga Reikjaviku, kurse Islanda përgatitet për festë, për faktin se për herë të parë në histori siguron biletën për në Kampionatin Botëror.

-Advertisement-

Islanda kryeson renditjen me 19 pikë, ka dy më shumë se Kroacia e Ukraina, kurse Turqia mban vendin e katërt me 14 pikë dhe pa asnjë gjasë për pozitën e dytë, ndërsa Finlanda renditet në pozitën e pestë me 8 pikë, shtatë me shumë se Kosova e fundit.

Edhe bastet e favorizojnë në çdo aspekt Islandën dhe nuk i japin asnjë shpresë Kosovës. Megjithatë, Kosova në Shkodër kishte humbur në saje të fatit sportiv me rezultat 2:1 nga Islanda, në takimin e zhvilluar me 24 mars të këtij vitit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera