Sport

Islanda, 66 mijë tifozë kërkojnë bileta për në “Rusi 2018”

Autori: Gazeta inFokus 13:05 | 24 February 2018

Islanda tejkalon çdo kufi. Skuadra përfaqësuese e vendit ishullor, e sidomos tifozeria e saj fituan simpatinë e të gjithë botës së futbollit gjatë Europianit të Francës në vitin 2016, por gjërat u përmirësuan edhe më shumë për ishullin me 338 mijë banorë.

Islanda arriti një kualifikim historik në Botërorin e Rusisë së këtij viti, duke u bërë edhe vendi më i vogël në botë që shkon në një kompeticion të tillë kaq të rëndësishëm.

Interesi për këtë ngjarje madhore sportive është në nivelet më të larta në Islandë, e këtë gjë e tregon edhe kërkesa e bërë nga tifozët për bileta për Kupën e Botës.

-Advertisement-

Sipas ambasadores së Islandës për Francën, Spanjën, Italinë e Afrikën e Veriut, Berglind Arsgeirsdottir, 66 mijë persona ose 20% e popullsisë kanë bërë kërkesa për bileta për në Botërorin e Rusisë, për të mbështetur përfaqësuesen e tyre.

Kjo është një shifër rekord që do të thotë se një në çdo 5 islandezë dëshiron të jetë në Rusi. Islanda i befasoi të gjithë teksa u kualifikua drejtpërdrejt për në fazën finale të Botërorit, pasi u rendit e para në grupin e saj të eliminatoreve, duke lënë pas Kroacinë.

Tifozeria islandeze u bë e famshme gjatë Europianit të Francës për mënyrën e saj të veçantë të inkurajimit të kombëtares së Islandës, teksa tifozët hapnin e mbyllin krahët njëkohësisht duke bërë edhe thirrjen Hu!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera