ISIS i lë fëmijët të vuajnë urie, u thotë se në parajsë mund të hanë çka t’ua do zemra

Autori: Gazeta inFokus
12:01 | 11 May 2017
Fëmijët e pakicës fetare të Irakut, Yazidi, kanë rrëfyer se si militantët e ISIS-it i kanë lënë ata të vuajnë urie duke u thënë se në parajsë do të mundë të hanë çfarë t’ua do zemra, por se kjo do të ndodhte vetëm nëse ata do ta hidhnin veten në erë.
Këtë ISIS ua kishte bërë fëmijëve yazidi pasi që e kishte marrë kontrollin në qytetet dhe fshatrat e këtij komuniteti në veri të Irakut në vitin 2014, transmeton Express
Ahmed Ameen Koro nga ky grup fetar rrëfen si sot e kësaj dite ai ende ka frikë edhe pse ka shpëtuar nga militantët e ISIS.
“Madje edhe këtu janë ende shumë i frikësuar,” ka thënë Koro, 17-vjeçar, për Associated Press.
Ai tani jeton në kampin “Esyan” në Irakun verior, bashkë me nënën, vëllain dhe motrën, të cilët janë anëtarët e vetëm të mbijetuar të familjes së tij.
“Nuk mund të fle siç duhet sepse i shoh në ëndërr,” ka thënë ai.
ISIS vrau dhjetëra mijëra njerëz dhe rrëmbeu mijëra gra dhe vajza për t’i përdorur si robëresha seksi kur e sulmoi territorin e Yazidit në vitin 2014.
Ekstremistët e ISIS e konsiderojnë si heretik besimin e lashtë të pakicës Yazidi.
Forcat kurde të mbështetura nga SHBA-ja e larguan ISIS-in nga Sinjar në nëntor të vitit 2015, por pak yazidi janë rikthyer dhe vlerësohet se 3.500 pjesëtarë të këtij komuniteti edhe janë nën robëri të ISIS në Siri dhe Irak, sipas Human Rights Watch

Të tjera
-
Lushtaku: Ky është mesazh për Qeverinë e Kosovës, që nuk është duke bërë asgjë për atë që kanë luftuar për Kosovën
Ish-Gjenerali i UÇK-së, Sami Lushatku, ka thënë se “ushtarët e Ushtrisë Çliri...
-
Qytetarë nga Shqipëria u nisën për në Marshin e Drejtësisë
Një numër i qytetarëve të Shqipërisë janë nisur drejtë Kosovës për të marrë p...
-
Pamje nga mbledhja e qytetarëve në sheshin “Zahir Pajaziti”
Këtë të diel, më 2 prill, në Prishtinë, platforma “Liria ka emër”, është duke...
-
Ramiz Lladrovci marshon për drejtësi ndaj ish-Krerëve të UÇK-së
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, po merr pjesë në “Marshin për Drejtësi”...
-
Bllokohet rruga në Arbëri, shkak numri i madh i autobusëve
Është bllokuar rruga në lagjen Arbëria të kryeqytetit, njëra prej rrugëve më ...
-
Marshi për Drejtësi, numër i madh i qytetarëve mblidhen në sheshin “Zahir Pajaziti”
Një numër i madh i qytetarëve kanë nisur të mblidhen në sheshin “Zahir Pajazi...
-
Mbishkrime dhe fotografi të ish krerëve të UÇK-së në objektin e qeverisë
Në objektin e Qeverisë së Kosovës në Prishtinës janë shkruar me sprej akronim...
-
Stërmbushet sheshi i Prishtinës në mbështetje të ish-Krerëve të UÇK-së
Sheshi i Prishtinës tashmë është stërmbushur me qytetarë nga i mbarë vendi në...
-
Daçiq akuzon autoritetet e Kosovës se po krijojnë krizë të re
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha të dielën, më 2 prill, se ...
-
Halil Kastrati pjesë e marshit në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Qytetarë të shumtë kanë filluar të mblidhen në sheshet e Prishtinës në mbësht...
-
Duda Balje pjesë e marshit mbështetës ndaj ish-Krerëve të UÇK-së
Deputetja nga komuniteti boshnjak në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje, po merr ...
-
Mërgimtarja vjen nga Gjermania për marshim: Çlitimtarët e meritojnë, kjo është padrejtësi e madhe
Në prag të nisjes së Marshit pë Drejtësi, një grua ka ardhur nga Gjermania pë...