Ishte paraparë të miratohet në mars, Sveçla tregon pse u vonua Ligji i Pagave

Autori: Gazeta inFokus
15:44 | 27 April 2022
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka treguar sot se pse nuk u soll për miratim në Qeveri në muajin mars, Ligji për Pagat në Sektorin Publik, shkruan Gazeta Express.
Gjatë raportimit në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rural, Sveçla tha se janë duke punuar në detaje për këtë Ligj.
Duke u përgjigjur në pyetjen e deputetit të VV-së, Besim Muzaqi, Sveçla tha se duan që Ligji të jetë në përputhje me kapacitet buxhetore të Kosovës dhe se kjo është arsyeja për vonesat e sjelljes për miratim të këtij ligji.
“Nëse u referohemi datave si numra, po kemi vonesë. Kjo është për arsyen e vetme është që ne po punojmë për një Ligj I cili mbulon gjithë sferën e nevojave të të gjitha institucioneve veç e veç dhe me sjell një lloj barazie për secilin për punën e njëjtë. Normalisht që kjo nuk është e lehtë të arrihet. Ka edhe kërkesa e aspirate të drejtë të punonjësve të institucioneve të veçanta që statusi I tyre të përmirësohet në kuptimin e pagës, por gjitha këto duhet pastaj të krahasohen me njëra tjetrën. Duhet edhe që të jenë në përputhje me kapacitetet buxhetore të Kosovës”, ka deklaruar ministri.
Më tutje, Sveçla tha se nuk do të bëjnë një ligj që sipas tij do të jetë pengesë për zhvillimin e vendit.
“Nuk do të bëjmë një ligj që do të jetë pengesë e zhvillimit të vendit tonë. Nuk do të bëjmë një Ligj që do të sjellë padrejtësi, i cili ka rrezik të na kthehet mbrapsht nga Gjykata Kushtetuese. Do të bëjmë një Ligj i cili bazuar në mundësitë modeste të vendit tonë do të paguajnë secilin për punën e tij që e bën”, tha më tutje ai.
Të tjera
-
Aksident me fatalitet në rrugën Kllokot – Viti, vdes një motoçiklist
Një person ka humbur jetën mbrëmjen e së premten në rrugën Kllokot – Viti, si...
-
Avokati i Popullit: Kodi Civil të sigurojë të drejtat e barabarta për personat e sekseve të njëjta
Marrëdhëniet familjare të personave me sekse të njëjta duhet të njihen dhe të...
-
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit, shqyrtohet edhe çështja e Trustit
Të hënën duke filluar nga ora 11:00 do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuve...
-
Ish-zëvendësministri dhe anëtari i kryesisë së PDK-së, publikon video ku shtihet me armë
Ish-zëvendësministri i Qeverisë së Kosovës, njëherit edhe anëtarë i kryesisë ...
-
Sulmon policët, arrestohet 20 vjeçari në Suharekë
Njësiti patrullues i Stacionit Policor në Suharekë, gjatë shqiptimit të një t...
-
Nuk do ta besoni se çfarë i ka ndodhur kryetarit të KOK-ut në Japoni
Kryetari i Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ekskluziv...
-
EMOCIONUESE: Kryetari i KOK-ut Ismet Krasniqi tregon një moment rrëqethës për Majlinda Kelmendin
Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, i ftuar në emisionin...
-
EKSKLUZIVE: Kjo është shifra marramendëse që Kosova do të paguante për marketing e që Majlinda e Distria e bën me fitoren e tyre
Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka treguar vlerën të...
-
Shaip Kamberi fiton mandatin e deputetit në Beograd
Pas rivotimit për herë të dytë në fshatin Tërnoc ne lagjen e strukturvae ësht...
-
Krasniqi: Kosova po vuan nga një qeverisje depresive, prandaj ambasadat janë plot me aplikime
Kryetari i PDK-së, Memli Kasniqi, me zyrtarë të tjerë të PDK-së kanë mbajtur ...
-
Aksident në qendër të Prishtinës, ka të lënduar
Një aksident trafiku sapo ka ndodhur në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë....
-
Reagon fuqishëm Klitschko pasi që u citua “sikurse Kosova që është çliruar nga Serbia, do të çlirohemi nga Rusia”,
Kryetari i Kievit, Vitaly Klitschko, nuk ka bërë asnjë deklaratë për Kosovën ...