Lajme

Ishte në kërkim, policia arreston 22-vjeçarin në Gjakovë që dyshohej për dhunim

Autori: Gazeta inFokus 21:09 | 14 March 2023

Policia e Kosovës të martën ka arritur ta arrestojë një 22-vjeçar në Gjakovë, i cili dyshohej për veprën penale “Dhunim”, shkruan Gazeta Infokus.

Ky arrestim ka ardhur falë bashkëpunimit të policisë më qytetarë dhe media, ku në fillim të muajit dhjetor të vitit të kaluar Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë pati lëshuar kërkesë për bashkëpunim për arrestimin e personit Florian (Ruzhdi) Fila.

“Sektori Rajonal për Hetime, falë bashkëpunimit me qytetarë dhe media, pas publikimit të fotografisë së personit të kërkuar, ka arritur që të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe të bëjë arrestimin e tij. Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë”, thuhet në komunikatën e policisë./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera