Sport

Ishte larguar nga kombëtarja për shkak të tij, ky është reagimi i Paqaradës pas shkarkimit të Challandesit

Autori: Gazeta inFokus 22:40 | 13 October 2021

Në fillimin e muajit prill të këtij viti mbrojtësi, Leart Paqarada, njoftoi opinionin publik se është larguar nga kombëtarja e Kosovës dhe derisa te jetë trajner Bernard Challanes ai nuk do të bashkohet me ‘Dardanët’, shkruan Gazeta inFokus.

Shkarkimi i Challandesit ka ardhur këtë të mërkurë dhe një reagim i Paqaradës natyrisht se nuk ka munguar.

Pavarësisht se kishte pakënaqësi kohë me parë, futbollisti kosovar e ka falënderuar teknikun zviceran dhe i ka uruar fati atij.

-Advertisement-

“Faleminderit dhe fat të mbarë trajner”, shkroi Paqarada në Instagram.

Bernard Challandes është shkarkuar nga FFK-ja pas rezultateve të dobëta në ciklin kualifikues të Kupës së Botës ‘Katar 2022’./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera