Auto&Tech

Ish-shefi i VW-së rrezikon 169 vjet burgim për shkak të skandalit “Dieselgate”

Autori: Gazeta inFokus 13:56 | 27 July 2017

Ish-shefi dhe inxhinieri i Volkswagenit, Oliver Schmidt, mund të dënohet me burgim për shkak të skandalit të ashtuquajtur “Dieselgate”, nga gjykata e Detroitit në SHBA, raporton motor1.

Schmidt është arrestuar duke tentuar që të fluturojë drejt Gjermanisë në janar të këtij viti, dhe është akuzuar për 11 krime e nëse dënohet maksimalisht mund të marrë dënim deri në 169 vite burg, transmeton koha.net.

Gjykata e SHBA-së ka akuzuar Schmidt se ka tentuar “që të mashtrojë rregullatorët e SHBA-së duke ofruar arsye të rreme, pavarësisht se VW kishe mashtruar qëllimisht me emetimin e gazrave në SHBA, me synimin që të lejonte VW të vazhdojë shitjen e automjeteve me naftë në Shtetet e Bashkuara”.

-Advertisement-

Gjithashtu është zbuluar se ai ishe i vetëdijshëm se “arsyeja për mospërputhje me emetimin e gazrave ishte se VW qëllimisht kishe instaluar programin mashtrues në veturat me naftë që shiste në SHBA që nga viti 2009 e deri në 2015”.

Prokurorët e SHBA-së kanë mbledhur mbi 4.3 milionë dokumente me më shumë se 40 milionë faqe si provë për akuzat.

Kushtet e pranimit të fajësisë nga Shmidt nuk janë të qarta në këto dokumente tani për tani.

Ai është i vetmi prapa grilave nga shtatë shefat e akuzuar të Volkswagenit për këtë çështje, pasi ish kolegët e tij tani gjenden në Gjermani, jashtë juridiksionit të ligjeve të SHBA-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera