Ish-shefi i inteligjencës ukrainase arrestohet në Preshevë, policia i gjen mijëra euro e gurë të çmuar

Autori: Gazeta inFokus
15:19 | 11 June 2022
Ish-shefi i departamentit të sigurisë së brendshme të Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës, Andriy Naumov, është arrestuar në Preshevë, nën dyshimin për pastrim parash.
Policia në pikën kufitare të Preshevës kanë ndalur një veturë të tipit BMW të cilën e drejtonte shtetasi gjerman Alexander Akst 36-vjeçar, teksa Naumov ishte në makinë me të dhe planifikonin që të largoheshin për në Maqedoninë e Veriut, shkruan media e Kievit “Ukrainska Pravda”, transmeton Klankosova.tv.
Pas kontrollit në makinë, policia gjeti mbi 607 mijë euro dhe mbi 124 mijë dollarë dhe dy gurë të çmuar të padeklaruar.
Në fakt, autoritetet serbe që e kryen arrestimin, në njoftim i kanë dhënë vetëm inicialet e të prangosurve.
“Punonjësit e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Departamentit Antikorrupsion, në bashkëpunim me policinë kufitare dhe doganat, më 8 qershor kanë ndaluar shtetasin gjerman A.A. I lindur në vitin 1986 dhe ukrainas A.N. I lindur në vitin 1982 me dyshimin e arsyeshëm për pastrim parash. Gjatë kontrollit në postbllokun e Preshevës një veturë BMW e drejtuar nga A.A., A.N. ishte në veturë me të, i gjetën të padeklaruara 607.990 euro dhe 124.924 dollarë dhe dy smeraldë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, teksa u publikuan edhe fotografitë e parave dhe gurëve që sekuestruan.
Të arrestuarit dyshohet se paratë dhe gurët e çmuar, të cilët “vinin nga burime ilegale”, kishin planifikuar t’i nxirrnin jashtë Serbisë. Ata janë ndaluar dhe ndodhen në qendrën e paraburgimit në qytetin e Nishit, derisa Kodi Penal i Serbisë parasheh dënimin deri në 12 vjet burg për krime të tilla.
Naumov drejtoi Departamentin Kryesor të Sigurisë së Brendshme të “SBU” nga vera 2019 deri në korrik 2021, ndërsa në vitin 2020, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i dha atij gradën e gjeneral brigade. Por ai u arratis nga Ukraina në natën kur nisi pushtimi rus më 24 shkurt e më pas edhe Zelensky e liroi nga posti.
Të tjera
-
G7 mblidhet në Gjermani, aktivistët protestojnë me maskat e liderëve të tyre
Aktivistët e organizatës kundër varfërisë Oxfam pozuan në një protestë të vog...
-
Pamje të aksidentit tek Qafa e Duhlës ku u lënduan tre persona
Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në në vendin e njohur si Qa...
-
Avokati i Popullit po heton nëse ka shkelje në ligjin e pagave që s’i përfshiu veteranët
Institucioni i Avokatit të Popullit ende nuk ka pranuar asnjë ankesë lidhur m...
-
Afganistani pranon ndihma pas tërmetit shkatërrues
Tenda, ushqim dhe ilaçe kanë arritur në lindje të Afganistanit, pas tërmetit ...
-
Hekuran Murati mburret me “punësimet” e qeverisë
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka publikuar të dhënat zyrtare nga ATK-...
-
Osmani takohet me bizneset e Tajlandës: Kosova me shumë mundësi për investime
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruan në Tajlandë, ku gjatë...
-
Rritet numri i rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e funti janë shënuar 49 ra...
-
Aplikimi i Kosovës mbetet në sirtarët e Këshillit të Evropës
Këshilli i Evropës (KiE) vazhdon ta mbajë në sirtar aplikacionin e Kosovës pë...
-
‘Katrahura’ në Senatin e UP-së, përplasen ministrja Nagavci dhe Rron Gjinovci
Drejtori i Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim, Rron Gjinovci, ka vaz...
-
Tetëmbëdhjetë migrantë vdesin duke tentuar të kalojnë një enklavë spanjolle
Tetëmbëdhjetë migrantë kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur pasi një t...
-
Mungesa e punëtorëve fut Kosovën në krizë
Orar i stërzgjatur i punës, mohim i pushimit vjetor, punë pa kontratë, pagë e...
-
Parada ukrainase e Krenarisë mbahet sivjet në Varshavë
Parada ukrainase për të drejtat e komunitetit LGBT+ (homoseksualë, lesbike, b...